'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)

Kreu i PL, Ilir Meta, ka zgjedhur që në këtë ditë të nxehtë të ‘shuante vapën’ larg Tiranës, në Ujëbardhën e Kurbinit.

Teksa ka ndarë në rrjetin e tij social, një video ku shihet duke u zhytur bashkë me disa të rinj të tjerë, të cilët këndojnë “Albulena prita-prita”, Meta shkruan se në Kurbin, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme.

“Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston”, shkruan Meta

Ujëbardha e Kurbinit, njihet për betejën e saj të famshme si Beteja e Albulenës me 2 shtator të vitit 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave te perandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane