A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta: Drejtuesit janë në punë, s'duhet ti shkëpusim

Presidenti Ilir Meta dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi mbrëmjen e sotme ishin në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh që është fundosur, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupave që ndodhen nën rrënoja.  Meta tha se kjo është një kohë e vështirë, por përpjekjet do të vijojnë deri në fund për gjetjen e qytetarit më të fundit.

"Është një situatë dramatike e cila vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, pasi ka ende lëkundje si sot në mesditë, që cenojë edhe punën edhe sigurinë e forcave që po kërkojnë qytetarët tanë me shpresën për t'i shpëtuar.

Në radhë të parë shpreh falenderimet për Kosovën për popullin dhe presidentin Thaci, FSK-në që ka fituar një simpati të gjerë jo vetëm për shkak të reagimit menjëherë që është gjendur e para, por edhe përkushtimin e saj për të na ndihmuar të gjithëve në këtë sfidë të jashtëzakonshme. Përpjekjet do të vijojnë deri në fund dhe shpresojmë të kemi sa më shumë fat deri në gjetjen e qytetarit më të fundit" tha Meta.

I pyetur nëse do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, Meta deklaroi se nuk është momenti i duhur për të shkëputur nga puna drejtuesit. “Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi, pasi jemi në kushtet e emergjencës dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij sa më mirë të jetë e mundur dhe më pas do ti bëjmë të gjitha konkluzionet dhe reflektimet.  Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara” tha ai. 


Lajmi kryesor:

POLITIKA/ Rama: Rreziku i abuzimit me fonde ekziston, por kini besim..shtëpitë do ndërtohen brenda 2020 (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat