Meta tregon nëse do ta dekretojë ligjin e Ramës për mbylljen e basteve sportive

Meta tregon nëse do ta dekretojë ligjin e Ramës për mbylljen e basteve sportive

Meta te ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv

Gjatë intervistës në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për nismën e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. Por çfarë mendon Presidenti për këtë dhe a do e dekretojë ligjin?

Së pari, për mua është e rëndësishme që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën, me ligjet në fuqi dhe në interes të publikut, ashtu sikurse mbajta qëndrimin e ditur për sa i takon një favorizimi, sipas gjykimit tonë, që iu bë këtyre aktiviteteve para pak kohësh, do të mbaj në mënyrën më të hapur dhe më transparente qëndrimin në të ardhmen. Në tërësi, dua të them që është detyrë e të gjithë neve të dekurajojmë këto lloje aktivitetesh, të cilat po ndikojnë negativisht në shoqërinë tonë, në familjet shqiptare, duke u kthyer në një burim borxhesh, divorcesh, konfliktesh, në burim të dhunës familjare ndaj grave, ndaj fëmijëve, në një shqetësim të madh social.

Qeveria ka përgjegjësinë e saj dhe Parlamenti, për të gjetur rrugët më të mira në këtë drejtim, pasi unë mendoj që të gjithë ne duhet të vrasim mendjen në këtë vend, si do të zhvillojmë më shumë turizmin, bujqësinë, agroturizmin sepse nga favorizimi i këtyre varet e ardhmja ekonomike e shumicës së familjeve shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë indirekte, për më tepër që potenciali ynë në drejtim të bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit është ende në fillimet e veta dhe na duhet një punë shumë e madhe për të bërë në këtë drejtim.

Ilir Meta

Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive