Meta: Zgjedhjet mund të mbaheshin brenda korrikut, edhe opozita e re mund të kishte kandidatë (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha se nëse mazhoranca do të shprehte vullnet për të pasur zgjedhje me përfaqësim të plotë politik, atëherë zgjedhjet vendore mund të ishin mbajtur edhe brenda muajit korrik, në mënyrë që të mos krijohej problem me mandatin e të kryebashkiakëve që përfundonin detyrën. Kreu i shtetit tha se nëse në këtë rast opozita, pra PD dhe LSI, do të tregoheshin "kokëfortë" dhe sërish nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje, atëherë i duhej dhënë mundësia opozitës së re të futur në Kuvend pas dorëheqjes në bllok të PD-së, LSI-së dhe aleatëve, që të kishin kandidatët e tyre për kryebashkiak. Kjo - tha Meta - do të bënte një diferencë të rëndësishme mes votimeve që sipas tij u mbajtën më 30 qershor, dhe zgjedhjeve.

"Kush tha që zgjedhjet e reja vendore nuk mund të caktoheshin brenda muajit korrik? Qëllimi im ka qenë për të vendosur datën më të afërt më të shpejtë dhe për të garantuar gjithëpërfshirje. Në shumicën e bashkive kishim vetëm nga një kandidat. Në këtë drejtim edhe në rast se partitë e opozitës të cilave u duhej dhënë një mundësi të reflektonin do të vazhdonin me kokëfortësinë e tyre të mos bëheshin pjesë e zgjedhjeve, opozita e re do kishte mundësi të regjistroheshin si kandidatë alternativë që Shqipëria të garantonte standarde të zgjedhjeve, pra të mos shkonim drejt votimeve. Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme dhe mund t'i referoheni vlerësimit paraprak të OSBE/ODIHR ku thotë që presidenti bëri thirrje për dialog", tha kreu i shtetit në përgjigje të pyetjes së deputetes së mazhorancës Klotilda Ferhati.

1568018196_bushka.jpg

Klotilda Ferhati, deputete e PS

Klotilda Ferhati: Anulimi i datës së zgjedhjeve në rastin e asaj që ju e quani krizë përfaqësimi që ka pasur zgjedhjen e subjekteve politike a rrezikon një precedent? Shqetësimi im ka të bëjë me faktin se a nuk bie kjo situatë ndesh me parimin e sovranititetit të popullit dhe a krijohet kosto për breza që do vijnë?

Ilir Meta: Shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si president i vendit, si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare dhe si përfaqësues i unitetit të popullit. Jo më kot kushtetuta, ka qenë një kushtetutë e mrekullueshme ajo që populli shqiptar ka votuar në '98-ën me referendum dhe që u sakatua në prill të 2008-ës, ka qenë për të parandaluar përsëritjen e '97-ës në vendin tonë. Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës sa më shumë të ishte e mundur por në çdo rast për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime. Kjo ka qenë një përpjekje e sinqertë. Duhet të keni parasysh se qëndrimi im ka qenë forcimi i institucioneve, qëndrimi im ndaj opozitës ka qenë mjaft kritik për lënien e mandateve. Unë kam qenë në Berlin kur opozita ka lënë mandatet, dhe mund t'u vë në dispozicion intervistën në Deutsche Welle, ku kam thënë se opozita nuk duhet të marrë një vendim të tillë, kam thënë një hap pas opozita dhe dy hapa pas qeveria. Asgjë e tillë nuk ndodhi, opozita bëri hapin e saj në vlerësimin tim tërësisht të papërgjegjshëm dhe të padobishëm, por edhe mazhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjet në bllok të opozitës, një akt i paprecedentë, pa bërë asnjë përpjekje.

Nuk ka ndonjë shqiptar që nuk e di që Shqipëria është në krizë të tmerrshme përfaqësimi. Për shkak se nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur por janë 180. Kuvendi duhet të ketë 140 anëtarë, dhe meqënëse ka përfunduar fundi i listave është e pamundur për të gjetur dhe 20 të tjerë.


Lajmi kryesor:

Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë