/ATSH/- Rimbursimi i TVSH-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor, po ecën me hapa pozitiv, vlerësojnë zyrtarët e ministrisë së Financave. Sipas burimeve nga Ministra e Financave deri në datën 2 qershor 2015 u alokuan ndaj subjekteve rreth 4.5 miliard lekë si rimbursim i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) të prapambetur që lidhet me vëllimin e rritur të eksporteve, por njëkohësisht dhe me vëllimin e investimeve. Sipas MF-së, vlera e paguar deri si TVSH e prapambetur në datën 2 qershor 2015 llogaritet 4.26 miliard lekë.
Nga data 1 janar kanë hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin për TVSH-në. Sipas kuadrit të ri ligjor TVSH-ja do të rimbursohet vetëm mbi bazën e analizës së riskut, që do të thotë se nuk do të kontrollohet një për një çdo praktikë dhe më pas të rimbursohet TVSH-ja, por ajo do të rimbursohet mbi bazën e riskut. Kjo është një nga mjetet që e shkurton mjaft kohën dhe procedurën për marrjen e TVSH-së. Ligji parashikon uljen e kohës së trajtimit dhe dhënies së rimbursimit të TVSH-së nga administratat tatimore 60 ditë për subjektet e zakonshme dhe 30 ditë për eksportuesit. Rimbursimi i TVSH-së ka krijuar mjaft probleme për sipërmarrjen. Një pjesë e konsiderueshme e borxhit që qeveria i ka bërë biznesit është TVSH e parimbursuar prej kohësh
/Shqiptarja.com