“Liderët botërorë na pyesin gjithmonë sesi po rriten domatet tona” shprehet Michelle.
“Çfarë emocioni.Ndoshta edhe ju jeni emocionuar sikurse unë, duke parë të mbjellat në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Duhet ta pranoj se kur i shoh prekem sepse ka ardhur koha të ndahem. Por këto të mbjella janë krijesat e mia. Ideja për të patur një kopsht na lindi përpara se të vinim këtu.
Ishte thjesht një ide që u bë realitet si një pikënisje për të ngrënë ushqime të shëndetshme dhe të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë.
Në fillim u kritikova, çfarë po bën Zoonja e Parë.Në fillim pata dyshime. Por çdo gjë shkoi mirë, edhe miqtë tanë të shërbimit kombëtar u kujdesën për kopshtin edhe vetë stafi Shtëpisë së Bardhë.
Të mbjellat e Kopshtit i kanë ardhur në ndihmë atyrë që kanë nevojë. Do t’ju them më shumë, por shumë prej liderve e pyesin Obamën sesi po shkon kopshti im.
Jam krenare të them se ky kopsht do të vijojë të ekzistojë si simbol i shpresës për të ndërtuar një komb më të shëndetshëm. Në këtë ditë të inagurimit uroj që familjet e ardhshme presidenciale ta duan sikurse e duam dhe ne e ndoshta të bëhet edhe një institucion i Shtëpisë së Bardhë.” Është ky fjalimi që Michelle Obama dha në ditën e inagurimit të kopshtit të saj ndërsa pritet që shumë shpejt ta lërë Shtëpinë e Bardhë.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)