Miku i Brown:Shqipëria me
gjykatat që ka, s'meriton BE

Vetëm pak ditë pasi gjykata shqiptare refuzoi kërkesën për rigjykim ndaj John David Brown, 66-vjeçari anglez i dënuar për abuzime seksuale me të mitur, miku i tij Mike Taylor jep një prononcim për gazetën skoceze “Edinburgh Evening News” e cila komenton se ishte pikërisht gjykata shqiptare ajo e cila bllokoi lirimin e skocezit Brown.
 
Miku i tij shprehet se drejtësia shqiptare ka qenë e padrejtë dhe se duhet ndërhyrja nga qeveria britanike. Madje sipas tij Britania duhet të kushtëzojë votën pro Shqipërisë në BE.
 
“Shqipëria po përpiqet të anëtarësohet në BE. Britania e mbështet këtë aplikim. Por nëse nuk ka drejtësi në sistemi gjyqësor atëherë Mbretëria duhet të shprehet se Shqipëria duhet të zgjidhë probleme të tilla?”, shprehet miku i Brown, pjesë e misionit.“
 
David është zhgënjyer për atë çka ndodhi. Ishte e vështirë për të, ai pati shpresat por ato u venitën. Ai ndodhet në burg prej 11 vitesh dhe ne nuk jemi të sigurt për procedurën që ndiqet nëse ata refuzojnë dëshminë e dy djemve.
 
“Dy të rinjtë ishin të gatshëm të dëshmonin por Gjykata e Krimeve në Tiranë mori vetëm 5 minuta dhe refuzoi dëshminë e tyre dhe David është tani në burg”, shkruan e përditshmja.
 
Gjyqtari Micko u shpreh se fakte të tilla mund të merren gjatë hetimeve ndërsa avokatja e Brown, Gjystina Galloshi tha se dëshmitë e tyre duhet të merren duke e konsideruar të paarsyeshme që klienti i saj të qëndrojë në burg ndërsa fakte të reja po dalin në dritë.
  
Andon Qoshli 22 vjeç në atë kohë ishte 13 vjeç dhe dëshmoi kundër 66-vjeçarit ndërsa sot ai shprehet se David është i pafajshëm. Të njëjtën dëshmi jep edhe dëshmitari tjetër Denis Aliu, sot 18 vjeç citohet në shkrim.
 
Sikurse edhe rrëfimi që Brown dha një ditë më parë për Report Tv, e përditshmja shkruan se të rinjtë kanë qenë nën ndikimin e psikologëve dhe gjykatësve.
  
Gazeta raporton se mbështetësit e Brown do të përpiqen që gjatë kohës që Mbretëria e Bashkuar është në BE të sigurojnë lirimin e tij.
 
“Si mundet që ne të mbështesim një shoqëri e cila nuk lejon zhvillimin e një procesi të drejtë gjyqësor?”, e mbyll shkrimin Edinburgh Evening News.

Gjatë rrëfimit për Report TV dhe vetë Brown e konsideroi padrejtësi gjykimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës duke u shprehur se fëmijët nuk janë abuzuar prej tij dhe se e gjitha ishte një skenar për t’i mbyllur fondacionin.
 
Ndërsa pritet që vendimi për ta lënë në qeli ku është dënuar me 20 vite burg të apelohet. Deri më tani Brown ka kryer 11 vite të dënimit dhe pritet të lërë qelinë në 2018.

Mike Taylor
  (Mike Taylor)

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë