Serie A e futbollit në Itali zhvilloi pesë takimet e radhës. Të dielën te tri pikët dolën Interi, Milani, Bologna dhe Lecce. Gara për kreun e Serie A është e ngushtë, me Interin, Milanin dhe Romën që janë vetëm një pikë më pak se Napoli kryesues.

Në "San Siro" Milani mposhti 1-0 Romën dhe e barazoi në garën për të marrë kreun e Serie A. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 39-të nga Pavlovic. Pasimi final i Leao u shfrytëzua nga mbrojtësi serb që i dha tri pikë me shumë peshë të besuarve të Allegrit. Për t'u theksuar se Roma humbi mundësinë e barazimit në minutën e 82-të, kur Paulo Dybala u ndal nga 11 metërshi, me Maignan që kuptoi krahun dhe e devijoi sferën në fundore.

Në Firenze, vendasit e Fiorentinës u mposhtën 0-1 nga Lecce. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Medon Berisha në minutën e 23-të. Krosimi i Tete Morente bëri që mesfushori i Kombëtares ta devijonte topin në rrjetë për golin e dytë sezonal, duke u shpallur edhe "Njeriu i Ndeshjes". Fiorentina pëson humbjen e gjashtë dhe është një nga katër skuadrat e Serie A që ende nuk ka siguruar një fitore këtë sezon, teksa trajneri Stefano Pioli është në prag shkarkimi.

Raundi i 10-të i Serie A mbyllet këtë të hënë me sfidat Sassuolo - Genoa (18:30) dhe Lazio - Cagliari (20:45). Pas javës së dhjetë është Napoli me 22 pikë që mban kreun e renditjes, ndjekur nga Inter, Milan dhe Roma me 21 pikë. Bologna dhe Juve ndjekin me 18 pikë.

Serie A, raundi 10-të:

E diel, 02 nëntor 2025

Verona 1-2 Inter

Fiorentina 0-1 Lecce

Torino 2-2 Pisa

Parma 1-3 Bologna

Milan 1-0 Roma

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Tifozët protestojnë, Pioli refuzon të japë dorëheqjen te Fiorentina

Fiorentina po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Humbja e fundit ndaj Lecces ka thelluar krizën e skuadrës nga Firenze, e cila pas 10 javëve në Serie A renditet në vendin e parafundit, ende pa asnjë fitore në kampionat.

Situata e rëndë ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët, të cilët kanë dalë në protesta jashtë stadiumit “Artemio Franchi”, duke kërkuar largimin e trajnerit Stefano Pioli dhe ndryshime urgjente në klub.

Megjithatë, pavarësisht presionit të madh, Pioli ka refuzuar të japë dorëheqjen. Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit e klubit dhe trajneri janë në bisedime për një zgjidhje të mundshme miqësore të kontratës.

Në Firenze tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e pasuesit të mundshëm të Piolit. Paolo Vanoli shihet si kandidati kryesor për stolin, ndërsa në listë përmendet edhe Daniele De Rossi, i cili mbetet një alternativë serioze në rast ndryshimi.

Janë orë vendimtare te Fiorentina, me drejtuesit që po kërkojnë të gjejnë rrugën më të mirë për të dalë nga kriza dhe për të rikthyer skuadrën në binarët e duhur.

Ora 08:43
VIDEO/ Medon Berisha shënon golin e vetëm, Lecce mposht 0-1 Fiorentinën

Në Firenze, vendasit e Fiorentinës u mposhtën 0-1 nga Lecce. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Medon Berisha në minutën e 23-të. Krosimi i Tete Morente bëri që mesfushori i Kombëtares ta devijonte topin në rrjetë për golin e dytë sezonal, duke u shpallur edhe "Njeriu i Ndeshjes". Fiorentina pëson humbjen e gjashtë dhe është një nga katër skuadrat e Serie A që ende nuk ka siguruar një fitore këtë sezon, teksa trajneri Stefano Pioli është në prag shkarkimi.

Ora 08:42
VIDEO/ Milani fiton 1-0 kundër Romës, Dybala gabon 11 metërshin

Në "San Siro" Milani mposhti 1-0 Romën dhe e barazoi në garën për të marrë kreun e Serie A. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 39-të nga Pavlovic. Pasimi final i Leao u shfrytëzua nga mbrojtësi serb që i dha tri pikë me shumë peshë të besuarve të Allegrit. Për t'u theksuar se Roma humbi mundësinë e barazimit në minutën e 82-të, kur Paulo Dybala u ndal nga 11 metërshi, me Maignan që kuptoi krahun dhe e devijoi sferën në fundore.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?