ITALI - Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' vijojnë sot me ditën e shtatë. Në garën sprint në Biathlon fitues u shpall francezi Quentin Fillon Maillet, i cili i dha medaljen e katërt të artë Francës.

Në stilin e lirë të skive, për disiplinën e 10 kilometrave fitues u shpall norvegjezi Johannes Høsflot Klæboka, duke i dhënë medaljen e tetë të artë vendit të tij në këto Lojëra (e treta personale).

Quentin Fillon Maillet - Biathlon sjell një tjetër medalje të artë për Francën në Lojrat Olimpike Dimërore. Quentin Fillon Maillet triumfoi në garën sprint të biathlon. Për skiatorin në fjalë kjo ishte medalja e shtatë (katër të arta, tre argjendi) e fituar në Lojërat Olimpike Dimërore.

Skiatori francez arritit të mposhtte konkurrencën e fortë të rivalëve nga Norvegjia falë kohës 22:53.1. Christiansen (23:06.8) dhe Lægreid (23:09.0) plotësuan podin falë një gare të luftuar deri në metrat e fundit.

Johannes Høsflot Klæbo merr të artën e tretë në këto Lojëra - Skiatori norvegjez Johannes Høsflot Klæboka ka siguruar një tjetër medalje të artë në këto Lojëra. Norvegjezi dominoi edhe garën e disiplinës ski nordik 10km stil i lirë duke mbajtur gjallë shpresën për të thyer rekord për vende të para në një edicion të vetëm të Lojërave Olimpike Dimërore. Johannes Klæboka fitoi garën falë kohës 20:36.2.

Johannes Høsflot Klæbo, tre herë fituesi i medaljes së artë në 'Milano Cortina 2026'