Situata e krijuar nga koronavirus në botë ka treguar që ndonëse largësia fizike shpesh na ka ndarë, shqiptarët kanë ditur gjithnjë të jenë pranë njëri tjetrit në kohë të veshtira.
Pas dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve në Itali nga ana e Shqipërisë, të cilët do të ndihmojnë sadopak kolegët e shtetit fqinj në luftën kundër koronavirus, kësaj here do të jenë mjekët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, të cilët do t'i dedikojnë hapësirën, dijen, përvojën e tyre atje shqiptarëve.
Në një hapësirë virtuale, mjekë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, do të jenë një mbështetje për popullatën në këto ditë të vështira duke ofruar konsulta, këshilla, rekomandime apo informacione nëpërmjet “Milano për Shqipërinë".
“Milano për Shqipërinë” është një iniciativë online e ideuar nga një grup miqsh në Milano se bashku me një spital atje. Ky spital virtual synon të jetë një mbështetje shtesë për popullaten dhe të jetë ndihmë edhe e mjekëve në Shqipëri duke ofruar asistencen dhe përvojën e vazhdueshme milanese.
Ky projekt i inspiruar nga Dr. Altin Palloshi është përqafuar edhe nga mjekë të tjerë të cilët japin kontributin e tyre jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera të Evropës.
D.M./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
27.6%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 609
Lajme të tjera
-
Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore
4 Maj, 20:19
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt, 20:18
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt, 15:13
-
OKB: Shqetësime të mëdha për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore
25 Janar, 07:47
-
Studimet amerikane dhe britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë
22 Janar, 20:45
-
XBB.1.5, nënvarianti i ri i virusit korona që po përhapet me shpejtësi
6 Janar, 10:06
/PAPI/-Ju rekomandoj te lidheni me policine,ose me organet vendore,ose me ndonje komshi pogradecar ,ose ndonje miku o te afermi tu vije,tju marre.
PërgjigjuKemi gadi tre jave ne pogradec. Jemi pensioniste burre e grua. Te dalim sna lejohet. Ndihma skemi se jemi bga torana. Cte bejme pasi edhe parate kane mbaruar?
Përgjigju