Milani mposhti 0-1 Interin në ‘Derbin e Madoninës’, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 12-të në Serie A italiane të futbollit. Pulisic në minutën e 54-t vendosi gjithçka me golin e vetëm të sfidës.

Decciziv ishte edhe portieri Maignan, që në minutën e 74-t ndali nga 11 metra Calhanoglu, duke mbrojtur kështu golin që i dërgon kuqezinjtë në kuotën e 25 pikëve, për vendin e dytë.

Interi me 24 pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Roma me 27 pikë kryeson renditjen.