Miliarderi lë Mariah Carey:Nuk 
përballoj dot shpenzimet e saj 

Miliarderi lë Mariah Carey:Nuk <br />përballoj dot shpenzimet e saj 
James Parker dhe Mariah Carey nuk janë më në një lidhje. Sipas mediave të huaja, Parker ka hequr dorë nga të qënit i fejuari i këngëtares.

‘’Woman’s Day’’ ka publikuar një shkrim, ku raporton se miliarderi 48-vjeçar e ka lënë Mariah-n për shkak të shpenzimeve të shumta të këngëtares. Madje, Mariah i kishte kërkuar dhe një shumë të madhe parash për hapjen e showt të saj personal televiziv, “Mariah’s World”.

“Gjithçka ka përfunduar,” konfirmoi një mik i familjen publikisht këtë javë.
 
“Dëshira e Mariah-s për t’ja ekspozuar botës jetën luksoze nuk i pëlqente shumë James. Ishte e papërballueshme me kërkesa”, tha ai.

[gallery]19337[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima