Milkshake, pije që ju jep energji, ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Milkshake, pije që ju jep energji, ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Milkshake, pija që iu jep energji

Milkshake, apo përzierja e frutave me qumësht përmes mikserit elektrik, është një trend i njohur për personat që janë dashamirës të shëndetit dhe peshës ideale po ashtu. 

Duke ditur vetitë ushqyese të qumështit dhe kombinimin e tij me shumë ushqime, Milkshake-t janë superushqyese dhe të shijshme njëkohësisht.

Ja një recetë nga e cila, do të qëndroni energjik gjatë gjithë ditën, e posaçërisht nëse nuk mund të merrni pushim nga puna gjatë Muajit të Shenjtë.

Përbërësit:

-10 kokrra hurma (pa farë)
-1 filxhan qumësht
-3 lugë gjelle tërshërë
-1 lugë mjaltë (Sipas dëshirës)

Përgatitja: Hidhni hurmat në gjysmë filxhani qumësht, derisa të zbuten për 30 minuta. Vendosni tërshërën në një tigan që nuk ngjit, derisa të marrë ngjyrë të karameleje. Pasi të ftohet tërshëra, përzieni në blender hurmat me tërshërën, e më pas shtojini qumështin. Shërbejeni të ftohtë, dhe sipas shijes e ëmbëlsoni me mjaltë. 

Milkshake, pija që ju jep energji )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion