Historiani Paskal Milo ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" ku foli për 70- vjetorin çlirimit të Shqipërisë dhe për rishkrimin e historisë.

Dita e sotme ishte çlirimi i Tiranës ku faktet dhe ngjarjet e rishkrimit të historisë sipas prof. Milo duhet të bëhen nga profesionistët, historianë të cilët e dinë shumë mirë procesin e historiografisë.

Në fjalën e tij ai gjykoi panairin e librit në edicionin e 17-të të tij ku libra në zhanrin e historisë promovohen duke patur dhe shitje. Këto libra sipas tij janë historira rozë të cilat i keqinformojnë publikun dhe në bazë të publicitetit të shumtë të tyre këto libra janë kthyer në tregëti dhe biznes.

"Historianët e vërtetë mbëten në hije përballë tregëtarëve që keqinterpretojnë historinë ose bëjnë histori rozë të cilat shiten edhe për fat të një publiciteti të madh që skanë të bëjnë fare me procesin historik" u shpreh prof. Milo. Gjatë intervistës Paskal Milo u shpreh edhe për librin e tij si dhe për festimet që do të mbahen më datë 29 nëntor për çlirimin e shqipërisë.

Ju e festoni në datën 28 apo në 29 nëntor çlirimin e Shqipërisë?

Unë datën 28 e festoj si datën e pavarsisë, ndërsa datën 29 nëntor për çlirimin e Shqipërisë.

Ka fakte të mjaftueshme për të argumentuar datën 29, si datë të çlirimit?

Pas kaq vitesh ky debat më duket i tepëruara sepse tashmë gjërat dihen. Njerëzit që jetojnë ende dëshmojnë që data 29 është ajo e çlirimit të shqipërisë.

Ndalemi pak tek libri. Sa kohë keni punuar për ndërtimin e këtij botimi shkencorë?

Investimi në shkencë dhe në historiografi nuk mund të matet me ditë dhe me javë. Është një investim që kërkon vite. Historiani punon me vite dhe ka nevojë për një periudhë përgatitore. Në këtë vit kam qenë shumë i angazhuar me librin. Në gjithë viti 2014 unë jam marrë me këtë libër.

Çfarë dokumentacioni keni shfrytëzuar për të shkruar historikun e LANÇ?

Kryesisht arkivin qëndror shtetëror por kam dhe tre burime të tjera të huaja ku jam bazuar. Dokumentacionet britanike, amerikane, italiane, franceze dhe jugosllave.
 


A keni mundur të jeni objektiv në trajtimin e fakteve? Politizimi i fakteve ka qenë dhe është problemi i historisë sot.


Historinë e politizojnë ata që duan ta keqpërdorin dhe jo profesionistët si unë historian sepse ne kemi një ndërgjegjie profesionale të spikatur dhe nuk na lejon kodi ynë profesional dhe moral që ta keqinterpretojmë historinë. Përpiqemi t`iu japim qytetarëve vepra historiografike të cilat mund t`i afrojnë ata sa më afër realitetit të shkuar.

Libri është shkruar për lexuesin e gjerë apo vetëm për ata që historinë e kanë objekt të punës së tyre?

Libri ka një përdorim të gjerë. Stili është i çlirët. Herë- hërë ka dhe forma që nuk i afrohet një shkrimi strik të një vepre shkencore por mendoj që libri munmd të jetë për një interes shumë të madh qytetarësh.
 
Çfarë vëndi zë LANÇ në historinë e shqipërisë?

Zë një vend nderi. Është pas shpalljes së pavarsisë në 1912. LANÇ është një faqe e ndritur e historisë sonë kombëtare e shekullit 20.

A ka një përpjekje për të zbehur rëndësinë e saj?
Ka patur përpjekje për ta zbehur dhe për ta mohuar ose për t`i transformuar thelbin luftës antifashiste duke e kthyer në një luftë civile. Është antetati më i madh që mund t`i bësh një vepre të tillë kombëtare të shqiptarëve ku nderohen të gjithë ata që kanë zgjedhur vendin dhe anën e duhur të historisë, ta shpërfytyrosh luftën. Kjo ka qenë një luftë kundër pushtimit fashist.

Cilat janë disa nga problemet që ka kjo periudhë historike për sa i përket trajtimit të saj?

Padyshim që lufta është një ngjarje historike që ka nevojë ende të studiohet dhe argumentohet. Kemi patur dy pushtues dhe bashkëpuntorë me pushtuesin.

Në aspektin studimor, a nuk duhet ndarë periudha e luftës nga regjimi komunist që u vendos më pas?

Është pëpjekja e atyre njerëzve të cilët duke mos guxuar për ta sulmuar luftën antifashiste naciaonal çlirimtare të popullit shqiptarë drejtpërsëdrejti i bëjnë një lidhje artificiale me regjimin komunist që u vendos pas lufte që ta zhbëjnë vetë luftën. Nuk e godasin drejtëpërsëdrejti por duke e lidhur me regjimin komunist që erdhi pas saj godasin në fakt thelbin e luftës dhe vetë atë.

A ka shqipëria kapacitetet e duhura akademike për të ndërtuar një histori objektive?

Ka mjaft studiues dhe akademikë si dhe ka fakte dhe ngjarje që janë si kolona të cilat nuk mund të lëvizin. Procesi i rishikimit të historinë. Janë disa njerëz që me rishkrim të historisë kuptojnë përmbysjen e historisë. Por me rishkrimin e historisë, në Shqipëri, merren shumë njerëz të cilët pretendojnë që shkruajnë histori por në fakt mjaft prej tyre nisen nga një koncept i gabuar se mjafton të shkruash gjithëçka që ke në mëndje dhe ke bërë histori.

Historia është një proces serioz i cili kërkon hulumtim të gjatë, kërkon përdorimin e dokumentave, interpretimin e saktë të tij si dhe kërkon dhe analizë se çfarë kanë shkruar të tjerët. Këto e çojnë historianin në shkrimin e fakteve të tjera apo në përforcimin e atyre që kanë arritur kolegët e tij. Një libër që shkruhet ka për objektivë të thellohet në arritjet e historiografisë për atë temë që ka shkruar. E dyta ka nevojë të sjellë argumenta të reja. Me pak fjalë çdo libër sjell në fondin historiografik një kontribut të ri dhe për këtë arsye duhet që historianët të merren me të. Jo politikanët dhe njerëzit dosido.

Në panairin e librit kishte libra që nuk kishin të bënin me rishkrimin e historisë por janë thjeshtë disa përpjekje për ta kthyer procesin e historiografisë në një biznes për fat të keq. Historianët e vërtetë mbeten në hije përballë tregëtarëve që keqinterpretojnë historinë ose bëjnë histori rozë të cilat shiten edhe për fat të një publiciteti të madh që skanë të bëjnë fare me procesin historik.

Lexuesi bombardohet nga media dhe çoroditet duke marrë një libër me historira që të krijojnë përshtypje që ku je dhe çdo bëjmë. Mund të jenë gjithçka por jo histori.

A duhen vënë në vendin e tyre veprat që nderojnë rezistecën? Shumë prej tyre janë dhunuar ndërkohë që varrezat e dëshmorëve prej kohësh nuk restaurohen.

Është për të ardhur keq. Qeveria ka krijuar një komision për të restauruar monumentet e luftës dhe pas luftës. Nuk po shoh ndonjë përpjekje në këtë proces.

Fakti që "5 heronjtë e vigut" po rivendosen në shkodër ngelet thjesht një veprim i mirë, apo gjërat kanë nisur të ndryshojnë në këtë vend?

Do të gëzohesha shumë në qoftë se do të kishte reflektime serioze ndaj LANÇ dhe heronjëve të kësaj luftë dëshmorëve dhe viktimave të kësaj lufte. Lufta të mos kundërshtohej nga këndvështrimi politik si i sotmi. Por, të shihet si pronë e të gjithëve, pasi ata luftëtar nderuan popullin shqiptarë dhe e çliruar dhe duke e shpëtuar Shqipërinë edhe nga copëtimi.

A jemi të vonuar në festimet e këtij 70 vjetori?

Unë do të kisha një vizion ndryshe. Ende nuk po ndihet atmosfera e këtij festimi. Mund të jem i gabuar por shpresoj të jëtë një organizim i mirë.

Aktivitetet e organizuara në vite a nuk duken se kanë më shumë spektakël sesa lëndë përkujtimore opër të rënët?

Edhe spektakli duhet. Ka nevojë për të respektuar ata që kanë rënë. Duke festuar nderohen dhe respektohen ata dëshmorë të luftës. Më vjën mirë që organizohet dhe nata e bardhë në 29 nëntor. Ka dhe aktivitete të shkencës për këtë datë të shënuar.

Deklaratat për rishikimin e figurës së Enver Hoxhës tashmë i kalkuloni si një problem mes jush dhe shoqërisë apo si detyrë të çdo historiani?

Një personalitet historik cilido qoftë ai histroiani e ka për detyrë ta analizoj përmes dokumentave. Figurën e Enver Hoxhës si një personalitet historik duhet të shkruhet pa emocionet e historianit dhe të gjykohet me mëndje të ftohtë.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që t`i japin vendin secilit.

Rishkrimi i historisë është një proces që duhet bërë. Një historian serioz e di si ecën procesi i rishkrimit të historisë. Pa prishur trungun e ngjarjeve të gjithë historianët së bashkë krijojnë analizën e madhe të ngjarjeve historike duke i afruar afër të vërtetës.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)