Mineralet, nafta dhe energjia rrisin me 21% eksportet krahasuar me Tetorin e 2017 (Shifrat e plota)

Mineralet, nafta dhe energjia rrisin me 21% eksportet krahasuar me Tetorin e 2017 (Shifrat e plota)

Instituti i Statistikave

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin e muajit Tetor për eksportet e mallrave. Sipas INSTAT, në Tetor eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u rritur me 21,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 14,8%, në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 1,0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 14,0 %, në krahasim me shtatorin 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur me 14,2 %, krahasuar me Tetorin e 2017 dhe rritur me 13,1 %, në krahasim me Shtatorin e 2018.

Përsa i përket dhjetëmujorit të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 262 mld lekë, duke u rritur me 16,0 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 525 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 264 mld lekë, duke u ulur me 7,6 %, krahasuar me 2017.

Kontributi i grupeve kryesore:
Rritja vjetore e eksporteve prej 21,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +8,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,0 pikë përqindje“, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,1 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,2 pikë përqindje. Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë rritur me 16,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,7 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,1 pikë përqindje. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Rritje vjetore e importeve prej 1,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje, pjesë

këmbimi” me +1,2 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me +0,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,1 pikë përqindje.

Si dhjetëmujor, importet janë rritur me 2,8%, krahasuar me dhjetëmujorin 2017. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Prodhime druri dhe letre” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Tetor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2017 janë: Italia (3,5 %), Spanja (91,7 %) dhe Kosova (46,8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (-4,6 %), dhe Ukraina (-36,0 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (3,9 %), Kosova (27,5 %) dhe Spanja (66,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (-35,6 %), Ukraina (-51,6 %) dhe Rusia (-57,6 %).

Në muajin Tetor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2017 janë: Turqia (1,7 %), Kina (17,9 %) dhe Gjermania (3,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,3 %), Rusia (-28,1 %) dhe Zvicra (-53,0 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (4,7 %), Greqia (3,2 %) dhe Kina (9,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-0,5 %), Gjermania (-3,7 %) dhe Zvicra (-27,7 %). Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,5 %, të gjithë tregtisë. Në Tetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (33,5 %), Kina (6,4 %), Turqia (6,3 %) dhe Greqia (6,2%). Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin 2018, me vendet e BE zënë 66,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,5 %), Greqia (6,9 %), Gjermania (6,6 %) dhe Kina (6,1 %).

(kliko këtu për të lexuar raportin e Instat)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja