'Ministri dhe deputeti na grabitën pronat në Karaburun'/I moshuari përlotet para KPK: S'morëm drejtësi

Një i moshuar nga Vlora denoncoi sot përpara KPK-së, gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, e cila sipas tij nuk bëri drejtësi për dosjen e pronave të Karaburunit. Isuf Bodo, 76-vjeç, pretendon se pronat i janë marrë padrejtësisht, ndërsa akuzon se të përfshirë në këtë aferë janë një ministër dhe një deputet. I moshuari nuk i mbajti dot emocionet teksa komisioni i Vettingut mbylli seancën dëgjimore me gjyqtaren, fati i të cilës do vendoset në 25 qershor. 

90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. Përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja. Jo merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga Vettingu nuk mora drejtësi. Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser.

Edhe kjo gjyqtare nuk dha drejtësi. Ata që kanë falsifikuar janë deputetë, janë me emra, janë ministra. Njëri është deputet dhe njëri është edhe ministër. I jemi drejtuar edhe Kryeministrit për problemin e pronave. E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time. Ne kërkojmë pronësinë tonë. Beteja jonë është përballë falsifikatorëve. Nga Komisioni i Vettingut ne presim drejtësi, vetëm kaq. 

Isuf Bodo, denoncues i skandalit të pronave në Karaburun

Familja Bode i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të shkarkojnë gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë