Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar editorialin e ministrit gjerman për Europën, Michael Roth të botuar në median prestigjoze Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Roth në artikullin e tij deklaronte se Bashkimi Europian ka bërë një premtim ndaj Ballkanit për hapjen e negociatave dhe duhet ta mbajë. Më pas Roth theksonte se opozita shqiptare ka bërë një veprim të papërgjegjshëm me djegien e mandateve.

Për këto deklarata Rama shkruan se fjalët e Roth janë shymë kuptimplota.

"Një editorial shumë kuptimplotë sot nga Ministri i Shtetit gjerman për Europën, në prestigjozen Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan Rama.