Tre shoqatat e magjistratëve kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të bllokuara për sistemin e drejtësisë dhe kundërshtojnë rikthimin te formula e vjetër e përllogaritjes së tyre. Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve reaguan pas qëndrimit të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili tha se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave që pagesat të përllogariten sipas formulës së mëparshme, e cila, sipas tyre, tashmë është shfuqizuar. Ato argumentojnë se Kuvendi kishte afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e përmbushi këtë detyrim.
Shoqatat evidentojnë edhe atë që e cilësojnë si kontradiktë mes qëndrimit të Ministrisë së Financave dhe deklaratës së ministrit të Drejtësisë sa i takon formulës për llogaritjen e pagave.
“Nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë?”, thuhet në deklaratë.
Sipas tyre, vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për llogaritjen e pagave janë ende në fuqi dhe duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse. Shoqatat theksojnë se pagesat nuk mund të mbeten peng i miratimit të një ligji të ri apo i mosveprimit të Kuvendit.
Gjatë një deklarate për shtyp, Gogu tha sot se çështja e pagave të magjistratëve në Shqipëri do të zgjidhet me nisjen e sesionit të ri parlamentar, megjithëse nuk përcaktoi një datë.
"Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen", tha Gogu.
Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatoi brenda afatit një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deri më 31 korrik duhej të miratohej formula e re e pagave të tyre. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP thanë se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën referuese.
Zhbllokimin e pagave e kanë kërkuar përveç KLGJ-së dhe KLP-së, edhe shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Gjykata e Lartë.
Deklarata e plotë:
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, si dhe për mënyrën se si po justifikohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse.
Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht për depozitimin e nismave për ndryshime të tilla. Në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situatën e mosveprimit të Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administratës së lartë publike.
Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave. KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar.
Pas bllokimit të paprecedentë të pagesave të përllogaritura sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka kërkuar zyrtarisht KLGJ-së dhe KLP-së që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht sot se kjo formulë është tashmë shfuqizuar dhe se për plotësimin e këtij “boshllëku” duhet të ndërhyjë Kuvendi. Këtu qëndron një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë?
Situata është mëse e qartë. Pas datës 31 korrik 2026, nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, pranon publikisht se nuk është më në fuqi, ndërkohë që të lihet pa zbatuar mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Po aq e rëndësishme është se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, janë akte në fuqi dhe duhet të respektohen e të ekzekutohen nga institucionet përgjegjëse.
Edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit duhet të vlerësohet me shumë seriozitet, si për faktin se ndryshimet ligjore kërkohen të miratohen dukshëm pas përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit. Kjo nismë nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit. Ndryshimi ligjor që Kuvendi duhej të miratonte deri më 31 korrik 2026 ishte detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo një kusht nga i cili varej pafundësisht hyrja në fuqi e efekteve 2 të tij. Vetë Gjykata përcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret që do të zbatohej në rast mosveprimi të Kuvendit.
Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet të pritet sërish miratimi i ligjit do të thotë t’i jepet Kuvendit, përmes mosveprimit të tij, fuqia për të shtyrë një afat të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një veto faktike ndaj efekteve të një vendimi kushtetues. Nëse pranohet që mosveprimi i një pushteti mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vihet në diskutim vetë autoriteti i Kushtetutës. Për këto arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë:
- Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe jo kushtëzimin e tyre me miratimin e një ligji të ri;
- Që Ministria e Financave të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore kërkon zbatimin e një formule që tashmë pranohet se është shfuqizuar;
- Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për periudhën pas 31 korrikut 2026;
- Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë janë akte në fuqi;
- Që çdo ndërhyrje ligjore e Kuvendit duhet, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm se standardi i vendosur tashmë nga Gjykata Kushtetuese.
Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë
-
Kështu e ka kapitalizmi....
Përgjigju -
Ju kërkoni rritje pagash! Ju jeni miliarderë, ju jeni kriminelë, ju jeni bashkpuntorë me kriminelët, ju jeni gjobagjijtë mëtë mëdhej dhe kriminelët, ju jeni kanceri i Shqipërisë jo të gjith por jeni shum pak të ndershëm.
Përgjigju -
E vrisni ate qe ushton rrogat dallkaukeve hajduteve me shajal 1 kg lyre shetisin me kostume giorgo armani nga pirjae gjakut te popullit I pushoni te gjithe dhe merrni te rinj .agjin gjoni pacavurja me madhe e jurispodences shqiptare ,tani deputet i kermes sali Vetem nje qeveri me moral 0 ungre rogat gjykatesve prokurorve dhe mjekeve - XHAMBAZ te perhershem qe nga viti 1991 DR qe kekojne para ujepni ndonje plumb qe mos ta bejne me
Përgjigju -
Asnje leke me shume ketyre te pangopurve
Përgjigju -
Kush jeni ju qe i jepni ultimatum qeveris ? Ju jeni plerat e drejtesise .Kur ta shqyrtoj parlamenti dhe sipas ligjit do te veprohet .
Përgjigju






Komente
Komento