Ministri Hoxha pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mundësi të reja për zgjerimin të bashkëpunimit

Ministri Hoxha pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mundësi të reja për zgjerimin të bashkëpunimit

Nancy VanHorn dhe Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.

Ministri Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.

Në lidhje me takimin, Ministri u shpreh se "ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik”.

Duke falënderuar përfaqësuesen e SHBA për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, ministri Hoxha theksoi se “e njohu znj. VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar gjithashtu për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë”.

Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.

“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, thotë ministri Hoxha pas takimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hru: 26/08/2024 18:53

    heu ne pune qenka ky kujtova si me pushime bre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Berat, Report Tv sjell videon e mjetit të shkrumbuar të autorëve

Atentati në Berat, Report Tv sjell videon e mjetit të shkrumbuar të autorëve