Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!
Ministri Ervin Hoxha duke prezantuar drejtuesen e re të AAPSK
Tiranë- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezantoi sot Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja.
Vetë kreu i dikasterit e konfirmoi lajmin me anë të një postimi në rrjetin social.
"E nisëm ditën sot me prezantimin e Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, e cila vjen nga një përvojë e gjatë në administratë”, tha Hoxha.
Teksa vlerësoi edhe punën disamujore të Idriz Haxhiajt, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar, ai shtoi rëndësinë e kësaj njësie në luftën ndaj krimit dhe goditjen në pikën e tij më të dobët, paranë.
“Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, - me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, - dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot. Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë. Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja”, shkruan ministri i Brendshëm.
Më tej ai siguroi mbështetjen e plotë për Kryeadministratoren e re, “për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës”.
Hoxha e mbylli postimin me një informim në lidhje me një nismë ligjore:
“Dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
64.4%
-
Negativisht
28.2%
-
Nuk kam mendim
7.4%
Vota total: 1101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve
23 Dhjetor, 13:37
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor, 16:28
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor, 17:51
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor, 10:45
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor, 13:10
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë: Godisni fort grupet kriminale dhe parandaloni ngjarjet
19 Nëntor, 15:11