Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet

TIRANË- Erion Braçe paralajmëron ndryshime të thella ligjore para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, pasi sipas tij, dezinformimi, kryesisht nga mediat online dhe ndërhyrjet e vendeve të huaja përmes financimit të fushatave, rrezikojnë seriozisht integritetin e procesit zgjedhor.

"Në qfotë se ky boshllëk ligjor nuk do të përmbyshet do të ketë probleme të mëdha në zgjedhjet e ardhshme, edhe në drejtim të financimit të fushatave elektorale, edhe në drejtim të dezinformimit", tha Braçe. 

Braçe, në cilësinë e kryetarit të  Komisioni të Dezinformimit, foli për 2 raste konkrete që sipas tij  janë dezinformim i pastër me qëllime për të ndikuar jetën sociale. Më i fundit ai i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ku u aludua për një autor të dytë të përfshirë në krim që po mbrohej nga SPAK dhe BKH.

"I kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve. Edhe ajo në Pogradec", tha Braçe. 

Shqetësimin për dezinformimin që vjen përmes mediave online pre e propagandës ruse, e ngriti edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë raportimit në komision. Hoxha vuri në dukje se Moska është ndër aktorët kryesorë të fushatave hibride në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e propagandës ruse përhapet në gjuhën serbe. Hoxha thotë se propaganda ruse nuk vjen direkt nga Moska, por shpërndahet përmes ‘satelitëve’ të saj në Ballkanin Perëndimor.

Sa i takon Shqipërisë, ministri i Brendshëm shprehet se vendi ynë është më pak i prekur nga kjo fushatë hibride e Rusisë. Por gjithsesi, Hoxha pranon se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, por që sipas tij me ndikim shumë të kufizuar për shkak të audiencës së ulët.

“Autorët kryesorë të fushatave hibride dhe format kryesore të tyre në sulmet kibernetike, si edhe të çdo aktiviteti tjetër të zonës gri janë aktorë shtetërorë dhe organizata të sponsorizuar prej tyre dhe më pak organizata biznesi joqeveritare. Në nivel global është gjerësisht e pranuar se aktor kryesor të luftë hibride janë katër shtete kryesore, Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Në vendet e Ballkani Perëndimor, ndër vendet më aktive në luftën hibride është Rusia. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet i ndarë dhe në të veprojnë forca konkurrues e politike. Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit europian të këtyre vende përmes influencës politike por edhe ekonomike. Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon. 90% e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe. Shqipëria është më pak e prekur dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh”, vijoi Hoxha.

Hoxha e cilësoi përhapjen e kërcënimeve hibride si një sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik. Si vend anëtar i NATO-s, ministri i Brendshëm thotë se Shqipëria ka prioritet madhor aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride.

“Përhapja e kërcënimeve hibride paraqitet sfidë serioze dhe komplekse për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve demokratike. Shqipëria si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale dhe duke qenë anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare.

Në sajë të teknologjisë së avancuar dhe globalizmit, format e luftës hibride janë bërë më të sofistikuara duke kombinuar mjete ushtarake  dhe jo ushtarake, metoda të fshehta dhe përdorimi i dezinformimit përmes sulmit kibernetik, presionit ekonomik e investimeve të kushtëzuara në funksion të destabilizmit së rendit demokratik dhe shoqëror dhe disfunksionimin e institucioneve shtetërore. MB e ka vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për parandalimin mbrojtjen dhe reagimin efektiv ndaj këtyre kërcënimeve. Ka një vlerësim të përbashkët të institucioneve në përballje me kërcënimet hibride që kërkon qasje të integruar dhe ndërinstitucionale, koordinimin të gjitha strukturat dhe agjencive shtetërore të angazhuara në fushën e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër rritja e qëndrueshmërisë në infrastrukturën kritike të informacionit forcimi i kapaciteteve për zbulim dhe parandalimin e kërcënimeve hibride përmes investimeve në teknologji, edukimi i publikut dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten jetike për përmbushjen e objektiva strategjike për përballimin e kësaj sfide”, tha Hoxha.

Ministri u ndal edhe tek sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në 2022, duke thënë se falë bashkëpunimit me me partnerët ndërkombëtarë, si FBI dhe Microsoft, pasojat e këtij sulmi u minimizuan. Hoxha tha se edhe gjatë peroudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike.

“Në korrik të vitit 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve të organizuara nga një grup hakerësh me origjinë nga Irani. Objektivi ishte ndërprerja e shërbimeve qeveritare dhe bllokimi i faqeve të internetit të shërbimeve kombëtare. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtare, FBI dhe Microsof, ua rrit minimizimi i dëmeve të shkaktuara nga ky sulmi, Gjatë periudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit. Në përgjigje të formave të reja të kërcënimeve të shfaqura edhe në kuadër të respektimit të angazhimeve si vend anëtar i NATO, Shqipëria i ka kushtuar rëndi të veçantë forcimit të kuadrit ligjor strategjik. Vendi ynë ka kuadër të plotë ligjor në fushën e sigurisë kombëtare dhe për përmbajtjen, mbrojtjen dhe reagimin nga sulme me natyrë hibride”, vijoi Hoxha.

Për të ndërhyrë në situata dezinformimi, institucionet ligjzbatuese thonë se e kanë të pamundur edhe për shkak të boshllëkut ligjor, që Braçe tha se do të jetë prioriteti i komisionit që drejton.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Braçe: Nëse dezinformimi online nuk adresohet, ndikon zgjedhjet

 

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.

Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet e mbajtura ditë më parë. Braçe thotë se do ketë probleme sidomos në asketin e financimit të fushatave të partive politike.

“Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës. Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, vijoi Braçe.

Ora 12:05
Braçe: Fëmijët përdorin numra që s’janë në emrat e tyre, e vështirë t’i mbrojmë! Duhen marrë masa për t’u kufizuar internetin

 

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin edhe të numrave të celularëve që përdorin fëmijët, duke qenë se nuk janë në emër të tyre. Braçe thotë se është shumë e vështirë identifikimi dhe më pas mbrojtja e kësaj kategori në komunikimet me fëmijë apo lundrimin në faqe të ndryshme në internet.

Ndonëse numri i fëmijëve zakonisht blihet nga prindërit, Braçe thotë se sot në komision është sugjeruar që prindërit kur blejnë numra të deklarojnë që do jetë në përdorim të fëmijëve që të shihet mundësia që t’u kufizohet interneti.

"Si sot, edhe në seanca tjera kemi verifikuar që numrat e telefonit që përdorin fëmijët nuk janë në emrat e tyre. Institucionet kanë vështirësi për t’i identifikuar dhe për të mbrojtur komunikime të fëmijëve apo me faqe interneti apo rrjete sociale si TikTok, e vështirë për të mbrojtur këtë kategori. Numrin e blen mami dhe babi. Sot na u sugjerua identifikimi i këtyre numrave, edhe kur e ble djali për babin apo vajzën, por të thotë kush e përdor dhe të këtë kufizime në internet për ato fëmijë", tha Braçe. 

Ora 11:57
Vrasja e 14-vjeçarit, Braçe: Rast model dezinformimi me synim politik, janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal edhe tek vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende. Për qëllime politike, Braçe thotë se janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH. Për gazetarët, Braçe tha se Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit.

“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit. Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.

Ora 11:50
Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe: Kemi boshllëk ligjor për të reaguar, e vështirë për të zbuluar kush qëndron pas tyre

 

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat sqaroi sot se kanë përfunduar dëgjesa publike me institucionet dhe puna do të vijojë me grupet e ekspertëve dhe deputetët. Ndërkohë, Braçe ngre problematikën e boshllëkut ligjor që nuk u lejon institucioneve të reagojnë në rastet e dezinformimit.

Braçe u ndal edhe tek deklarata e ministrit të Brendshëm se dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe. Braçe tha se është e vështirë për të identifikuar se kush qëndron pas këtyre portaleve.

Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që predorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste.

E dyta, ka krijuar një problem të madh informaliteti veçanërisht në adresat e përdorura në rrjetet sociale dhe internet. Adresa që funksionojnë si ofrues shërbimi mediatik, të lajmeve, apo mungesa të identifikimit të drejtuesve të atyre që janë vërtetë media e që janë portale. Shumë  e vështirë në rastin e dezinformimit për ti identifikuar se kush është pas këtyre portaleve. Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. S’ka instrument që të adresojë problematikën e këtyre portaleve. S’ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problemi i madh mbetet dezinformomi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gisela: 04/12/2024 19:10

    Dezinformimi ka emer. Eshte Kryetar Bashkie ne Tirane dhe quhet Erion Veliaj (nje nga te shumtit). Ka genjyer per rastin Giseles partneres se ish-Kryetarit te Bashkise Kavaje (Elvis Roshi) sikue e ka rrembyer Berisha. A ju kujtohet JO vetem genjeu opinionin publik shqiptar por dez-informoi eche KE-ne..

    Përgjigju
  • Orwell: 04/12/2024 16:02

    Po te adresohet sic duhet dizinformimi, mbetemi pa qeveri...

    Përgjigju
    • hahaha: 04/12/2024 18:16

      Po ti e ke dizinformimin mu aty qe nga Saliu qe ja fut si ti vije per mbare tek ka halucinacione ne moshen 80 vjecare, e Rama qe e ben thjesht per axhenden e tij. E qe aty mer udhe gjithe lemshi i dezinformimit. Kollaj eshte te vesh gishtin perjashta shqiperise por e verteta eshte : Balo te hengert flama, e kishe te keqen brenda. E sa per kete pordhen e papjerdhur, Bracen, eshte nje papaqe qe nuk e ka idene perse flet e i duhen ca ligje te reja, pra i hap pune vetes mqs punon ne kuvend per momentin.

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit

Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit