Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku! Burime për Report Tv: Në vend të tij Sokol Bizhga

Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku! Burime për Report Tv: Në vend të tij Sokol Bizhga

Muhamet Rrumbullaku dhe Sokol Bizhga

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, ndërsa zëvendësoi në këtë post Gledis Nanon, i cili u shkarkua nga kjo detyrë. Më parë Rrumbullaku ka qenë drejtues i SHÇBA-së, e transformuar në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.

Nga ana tjetër drejtues i Lartë Sokol Bizhga mban detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që prej muajit dhjetor 2022. Bizhga ka lindur në vitin 1962, në Gjirokastër, dhe aktualisht banon në Tiranë. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti Vlore: 05/09/2024 22:44

    Suksese Sokolit.Profesionist i vertet dhe i paperfolur ne afera dhe lidhje me krimin

    Përgjigju
  • Beni: 05/09/2024 21:30

    Shkarkohet rrumbullak koke cepshi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, makina përplas për vdekje 52-vjeçaren

Tiranë, makina përplas për vdekje 52-vjeçaren