Ministri i Jashtëm kundër presidentit çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm kundër presidentit çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

ÇEKI- Ministri i Jashtëm Çek, Tomáš Petříček ka mbajtur një qëndrim krejtësisht tjetër nga ai i presidentit, Millosh Zeman sa i përket çështjes së Kosovës. Në një reagim të shkurtër, Petříček shkruan se Çekia do të vazhdojë që të mbështesë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe jo të tërheq njohjen e saj si shtet i pavarur, si kundër tha Zeman në konferencës për mediat Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri çek në Twitter.

Postimi në Twitter i ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale dhe se deklarata të tilla i ka bërë për t'iu pëlqyer serbëve. “Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.

Më herët, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.  “Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen” tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)