Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: 'Gylenistët' kontrollojnë sistemin arsimor, i keni edhe në strukturën shtetërore

Turqia i kërkon sërish Shqipërisë mbylljen e shkollave të klerikut, Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë gjatë vizitës në Tiranë nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

Turqia akuzon Gylen si njeriun që organizoi 'grushtin e shtetit" të dështuar verën e vitit të kaluar. Kryediplomati tha se 'gylenistët' kontrollojnë sistemin arsimor në Shqipëri, ndërsa sipas tij kanë ndërhyrë edhe në strukturën shtetërore.

Ka një strukturë “Fetoiste” tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë. Si në vendet e tjera ata kanë përdorur sidomos sistemin arsimor, kanë depërtuar shumë mirë dhe brenda në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhim më hapa të tjerë. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh edhe kundër Turqisë. Ata nuk janë vetëm, e di mirë sesi veprojnë ata. E dimë që këtu ka elementë të FETO-s dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. Ne presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ne i kemi përcjell në një mënyrë të qartë të gjitha kërkesat. Hapat që duhen hedhur për eleminimin e FETO-s këtu. Eleminimin e veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptar. Gjithashtu janë persona për të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë këtë kërkesë edhe në mënyrë zyrtare. Sigurisht, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur vendimet përkatëse të Gjykatës dhe presim që këto të realizohen. Fondacioni “Marif” meqënëse pa rrezikun e FETO-s ka marrë shumë shkolla në vende të ndryshme ose do të marrë shkollat ekzistuese ose në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të hapë vetë shkollat e veta.

Mevlut Çavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë

Përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë por edhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me çfarë ndodhi në Turqi në rrethanat e grushtit të shtetit. Por nga ana tjetër është një vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren