/ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, po qëndron në Prishtinë, ku sot do pritet nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi.
Bëhet e ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua mbrëmë në Prishtinë me ministrin Kurz, me të cilin bisedoi, për pak çaste, për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset integruese të vendit, për kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë dhe për bashkërendimin ndërkombëtar në adresimin e kërcënimeve ekstremiste. Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, posaçërisht në atë të zhvillimit ekonomik.
Presidentja Jahjaga, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë u takuan me Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, si dhe me Peshkopin e Dioqezës Rashkë-Prizren, Teodosije.
Në bisedë me liderët fetarë u theksua se vlerë e shoqërisë së Kosovës, si shtet sekular, është kultivimi i vazhdueshëm i tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesa ndërmjet religjioneve të ndryshme.
Presidentja Jahjaga dhe ministri jashtëm i Austrisë, Kurz, morën pjesë në hapjen zyrtare të ekspozitës së artistit austriak Leopold Forstner, në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë, ku mbajtën edhe fjalë rasti.
Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës "Ballkani i vitit 1917", të artistit austriak, Leopold Forstner (1878-1936), në Katedralen "Nëna Terezë", në Prishtinë. "Ekspozitën e hapi Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Z. Sebastian Kurz, në prani të mysafirëve të shquar. Përmes kombinimit të dëshmisë historike, me fuqinë shprehëse të artit, ekspozita paraqet frymën e një kohe, kulturën e afërt materiale e shpirtërore të popujve të Ballkanit, në një moment kyç të historisë së tyre dhe të Evropës", shprehet kryeparlamentari kosovar.
/Shqiptarja.com