Ministria e Ekonomisë:Si të mbroheni
nga bankat, telefonia dhe tregtarët

Ministria e Ekonomisë:Si të mbroheni<br />nga bankat, telefonia dhe tregtarët
Nga mashtrimi me markat, te presioni ndaj konsumatorëve, premtimet për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”. Drejtoresha e Tregut të Brendshëm Klotilda Neziri shpjegon 31 praktikat e ndaluara, të cilat përdoren nga ana e bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, në dëm të konsumatorëve.

Ajo thotë se ankesa ka pasur për kompanitë celulare apo për bankat, të cilat nuk bëjnë transparente ccmimet përfundimtare dhe kushtet e produkteve që u ofrojnë klientëve.
 
Neziri thotë se në ccdo rast abuzimi nga kompanitë, ligji u garanton konsumatorëve se mund të kërkojnë riparimin, zëvendësimin, uljen e përpjesshme të çmimit, apo edhe anulimin e kontratës së blerjes.
  
Në ceremoninë që hapi fushatën Ministrja Milva Ekonomi tha se është shumë e rëndësishme që konsumatorët shqiptarë të njohin të drejtat e tyre.
 
Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të konsumatorit, Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve në mbarë botën që promovojnë fuqizimin e konsumatorëve. Ministria e Ekonomisë, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Shqipëri, GIZ organizoi një fushatë ndërgjegjësimi, që synoi informimin direkt të konsumatorëve përmes tendave informative në katër pjesët më të arritshme të Tiranës.

Ministrja komentoi gjatë komunikimit me gazetarët edhe situatën e çmimeve të ulëta, duke theksuar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion.
 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima