Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në Institucionet që janë në varësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka pasur dëmtime të mëdha strukturore.
Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.
Siç bën me dije MFK, janë marrë të gjitha masat për mirëfunksionimin e punës, ku është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI, si dhe është kryer transferimi i sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.
Godina e Agjencisë se Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka vetëm plasaritje murature dhe rënie suvaje, jo të rrezikshme për vazhdimin e punës dhe jetën e punonjësve.
Njoftimi i MFK:
Në Degnë e Thesarit Laç –Janë krijuar disa plasaritje në sipërfaqet e murit, të tavanit si dhe lëvizje të pllakave të dyshemesë.
Ne Degen e Thesarit Tirane, në koridorin e katit e dytë të ndërtesës ka carje të trarit të tavanit dhe kolonës të murit anesor- dëmtime strukturore
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Ne lidhje me verifikimet e bëra gjëndja në katin e parë është më e rëndë, pasi ka çarje muresh dhe të kollonës, ndërsa në katin e mësipërm janë konstatuar vetëm çarje muresh.
Shtypëshkronja e letrave me vlerë
Ka pasur dëmtime të ndryshme plasaritje dhe carje murature.
Drejtoria e Përgjithsme e Metrologjisë
Janë konstatuar dëmtime në objekt janë në pozicionet e fugave strukturore ( zonat e bashkimit të objektit) të cilat nuk sjellin humbje të qëndrueshmërisë të objektit por cënojnë funksionimin normal të ecurisë së punës në këtë institucion.
Shkolla Mihal Shahini –Cerrik (Baza Prodhuese e shkolles)
Në Bazën Didaktike të shkollës- ka plasaritje vertikale dhe murature.
QKB
Ka pasur dëmtime të ndryshme murature por vihen re dhe carje horizontale sipas forcës prerëse të cilat po evidentohen qartë dhe riparohen.
Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit
Ka plasaritje në tra-kollonë, po vlerësohen dhe riparohen
Shkolla Hysen Cela Durres
Ka dëmtime në kate, carje dhe plasaritje. Për të vërtetuar sa është shkalla e rrezikshmërisë së dëmtimeve, po shikohen nga inxhinierë përkatës pasi mund të jenë ndoshta dhe carje të kolonave.
Lajmi kryesor: