/ATSH/ - Zv/Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti u takua sot me përfaqësues të FAO-s për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Anastasiya Idrisova dhe Tony Alonzi.
Takimi kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit, në fushën e Asistencës Teknike dhe mbështetjes që FAO ofron në fushën e vlerësimit dhe zbatimit të projektit të Bankës Botërore për shërbimet mjedisore, duke u fokusuar në çështjet e sektorit pyjor.
Qëllimi i bashkëpunimit mbetet zbatimi i parimit të zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve në funksion të përmirësimit të gjendjes së pyjeve dhe përmirësimit të rolit të tyre shumëfunksional deri në ndikimin për zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Në emër të Ministrisë së Mjedisit, zv/Ministrja Ifti shprehu falënderimin për mbështetjen e ofruar dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit në arritjen e qëllimit për përmirësimin e situatës në sektorin e pyjeve.
/Shqiptarja.com