Gjermania mbështet nismat për bashkëpunim rajonal dhe formimin e një tregu të përbashkët me 4 liritë e mëdha të lëvizjes. Mesazhi është dhënë në Tiranë nga ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann.
Pas takimit që zhvilloi me zv. Kryeministrin Ahmetaj ajo u shpreh se Procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.
"Ne mbështesim nismat e bashkëpunimit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu të përfshihen të gjashta vendet dhe nismat duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal. 4 liritë e mëdha, e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, janë thelbësore për zhvillimin e rajonit", tha ajo.
Ministrja lavdëroi avancimin e Shqipërisë për reformat.
"Për mua është e rëndësishme të dërgoja një mesazh këtu në Shqipëri, ndaj dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Në bashkëpunojmë ngushtësisht në shumë sektorë. Pikërisht këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB ne gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria si partner i besueshëm. Shqipëria ka bërë hapa para edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Kjo meriton një lavdërim të madh. Në këtë rrugë do të duhet të vijohet më tej me vendosmërinë. Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Ballkani i Hapur/ Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim nismat rajonale për treg të përbashkët, Shqipëria gati për negociatat! Ahmetaj: Integrimi s’mund të pengohet nga lojëra të vendeve të treta
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.4%
-
Keq
56.4%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 241
Lajme të tjera
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
22 Prill, 20:19
-
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani
22 Prill, 09:13
-
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë vitin e kaluar! Detaje të reja nga vrasja e burrelsit në Gjermani, media: Autorët janë turq
21 Prill, 15:57
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
17 Prill, 10:23
-
Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974
16 Prill, 19:45
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)
14 Prill, 19:19
-
120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
14 Prill, 16:46
-
Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
13 Prill, 19:52