Lufta kundër kriminalitet, Gjonaj: Të larguarit nga vettingu të përballen me drejtësinë, pasuria t'u sekuestrohet! Çela: Sfidë vlerësimi i performancës së prokurorive

Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendisur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet.

Kështu tha ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se duhet të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për Reformën në Drejtësi. Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e instiucioneve ndërkombëtarë ndërkohë që duhet të jetë në fokus etë GJKKO dhe SPAK.

‘Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vettingut apo edhe për arsye tjetër. Pritshmëria e qytetarëve shqiptar është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, ti vendoset vëmendje nga SPAK dhe GJKKO.’- tha Gjonaj.

Më tej ministrja e Drejtësisë Gjonaj  se duhet të krijohet terreni i përshtatshëm që garanton pavarësinë e prokurorëve, që është një instrument që e bën më shumë për detyrim llogaridhënie. Gjonaj shtoi se në rekomandim të Këshillit të Ministrave mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për t'i dhënë mbrojtjen e nevojshme.

'Reforma në Drejtësi solli ndryshime të thella ligjore me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësisë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Sot është ndryshuar rrënjësisht struktura e drejtësisë, duke synuar si garantimin e pavarësisë së jashtme dhe brendshme të prokurorëve. Prokurorëve iu është dhënë fuqia për të qenë të pavarur jashtë ndikimit të prokurorit të përgjithshëm apo prokurorisë, pa qenë të ndikuar nga politika, krimi dhënë. Duke rankuar prokurorët me pozicionet me pakën më të mirëpaguar në institucionet shtetërore. Jam e bindur se radha për të treguar përgjegjësinë është te Prokuroria.

Në drejtim të strukturës institucionale, duke kuptuar se secili prej lëtyre organeve ka kompetencat e veta por bashkëpunimi midis tyre duhet të udhëhiqet nga parimi kushtetutës. Ndërmjet institucioneve të drejtësisë duhet të ketë bashkëpunim të fortë dhe ndërveprim. Me qëllim që reforma në drejtësi të përmbushë pritshmëritë që publiku ka kundrejt saj.

Prokurorëve iu dha mundësia për të qenë të pavarur. Me qëllimin kryesor, forcimin e drejtësisë penale. Të gjithë bashkërisht kemi detyrim moral e profesionale, veçanërisht për atë pjsesë të shoqërisë që garantoi ngritjen e institucioneve të drejtësisë që reforma në drejtësi të plotësojë pritshmëritë. Nga zbatimi praktik i dispozitave kushtetuese, ka qasje në kundërshtim me frymën e ndërmarrjen e reformës në drejtësi, ajo e keqkuptimit të pavarësisë, si një instrument që kur keqkuptohet.Mungesa e llogaridhënies dhe pavarësisë.

Për këtë qëllim drejtuesit e prokurorive kanë rëndësi për të garantuar përgjegjshmërinë dhe pavarësinë. Roli i çdo drejtuesi duhet të jetë në funksion të përmbushjes së detyrimeve, marrjen e masave për mirëfunksionimin, por duhet të jetë ura lidhëse nga çdo prokuror për luftën kundër kriminalitetit.

Në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për ti dhënë mbrojtjen e nevojshme. Kjo është pjesë e rekomandimit, apo grupit të rekomandimeve që Këshilli i Ministrave ka drejtuar.'- tha Gjonaj.

Nga ana tjetër ministrja Gjonaj risolli në vëmendje se DASH ka vënë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit të Reformës në Drejtësi. Po ashtu ministrja shtoi se BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

'Një numër i madh raportesh ndërkombëtare vënë thekson tek lufta kundër krimit të organizuare korrupsionit. DASH vë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit dhe Reformës në Drejtësi. Dënimin e rasteve me trafikim të lëndëve narkotike, drogave. Sekuestrimin e pasurive të paligjshme. Të rikthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë. Luftën ndaj pandëshkueshmërisë. Ka filluar funksionimi i BKH, që është një aset i çmuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për prokurorinë e posaçme. Filluam vitin e kaluar në pandemi, që padyshim sistemi i drejtësisë nuk mundi të mos prekej nga kjo pandemi. Por përsëri arritëm të vendosim në regjimin e posaçëm subjektet e para për të parandaluar, për të mos lejuar kontrollin e veprimtarisë kriminale nga brenda burgjeve. Në një bashkëpunim me PP, Gjykatat, patjetër që do të vijojmë të punojmë bashkë në luftën kundër krimit të organizuar e parandalimin e krimit.'- tha Gjonaj.

(Kliko ketu per te lexuar vendimet per luften kunder kriminalitetit)

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Rekomandimet për luftën kundër kriminalitet, Çela: Drejtuesit e prokurorive t'i vlerësojnë maksimalisht! Sfidë vlerësimi i performancës së zyrave

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i konsideroi "sfidë" vlerësimin e performancës së prokurorive për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit 2021.

I pranishëm në takimin që po zhvillohet për përcjellën e këtyre rekomandimeve, Çela u shpreh se i janë përcjellë për zbatim të gjithë prokurorive, por shton se është e domosdoshme një përfshirje më e madhe e drejtuesve në ndjekjen e këtyre rekomandimeve.

Çela u tërhoqi vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre.

"Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit kanë një rol thelbësor në drejtim të përqasjes së prioriteteve e objektivave mes ekzekutivit dhe prokurorisë duke mundësuar kështu menaxhimin e duhur të kapaciteteve njerëzore e teknike në funksion të përmbushjes së tyre. Paraqitja e tyre nga Ministria e Drejtësisë në këtë takim me drejtuesit e prokurorisë përbën një moment solemn dhe domethënës ku shfaqet vullneti i përbashkët për ndërmarrjen e angazhimeve në rang institucional për koordinimin e veprimtarisë  në luftën ndaj krimit. Duke i konsideruar këto rekomandime si një moment kyç në drejtim të qasjes strategjike që institucionet duhet të kenë në goditjen e krimit, vitin e kaluar ndërmorëm masa konkrete për të rikonceptuar modelin tonë të veprimit në këtë aspekt.  Për herë të parë u miratua udhëzimi për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave i cili u është dërguar për zbatim të gjithë prokurorive ndërkohë që u miratua edhe një plan veprimi nga ana jonë. Këto masa synuan rritjen e cilësisë së veprimtarisë së prokurorisë, me fokus marrjen e masave që do të konkretizonin këtë vullnet ndërinstitucional për realizimin e objektivave. Përtej nivelit të arritur në zbatimin e tyre, çmoj se mbetet ende shumë për t’u bërë në drejtimin organizativ si dhe të matjes objektive të treguesve, pasqyruar kjo në raportimet periodike apo vjetore të prokurorive. Është e domosdoshme një përfshirje më e madhe e drejtuesve në ndjekjen e rekomandimeve përmes udhëzimeve të përgjithshme dhe atyre për çështje konkrete, ashtu si dhe përmes masave të tjera natyrës administrative që përveç se optimizojnë organizimin strukturor të zyrave në drejtim arritjes së zbatimit të tyre, krijojnë sisteme të brendshme të vlerësimit të zbatimit të rekomandimeve dhe impaktit në luftën ndaj kriminalietit. Nga ana jonë u forcua mekanizmi i monitorimit në drejtim të vlerësimit periodik të masave të marra nga prokuroritë dhe rezultateve të tyre. Duhet të theksoj këtu se për sistemin e prokurorisë mbetet një sfidë ndërtimi i një sistemi efikas të vlerësimit të performancës së zyrave në këtë aspekt ndaj objektiv mbetet standartizimi  i sistemit të vlerësimit të  masave të ndërrmara në drejtim të zbatimit të rekomandimeve nga prokuroritë, si komponent i rëndësishëm i vlerësimit të punës së drejtuesve me ndikim të drejtpërdrejtë në performacën e organit të prokurorisë. Kjo patjetër do të ndihmohej edhe nga një rikonceptim strukturor i rekomandimeve, që merr në konsideratë një sërë faktorësh që determinojnë mundësinë reale të  zbatimit të tyre por edhe që lejojnë matjen e treguesve përmes kritereve objektivë, çka do i ndihmonte të gjitha organet ligjzbatuese në përcaktimin e qartë të strategjive institucionale apo ndërinstitucionale. Dua sot t’u tërheq vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe në vijim të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre, në zbatim edhe të udhëzimit përkatës", tha Kryeprokurori.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaa: 18/06/2021 23:13

    Bravo reforma do ec perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?