Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp, tha se brenda këtij viti do të miratohet ligji i ri për investimet strategjike.
“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Ministrja Ibrahimaj: Në verë pr.ligji për investimet strategjike! Indeksimi i pensioneve në korrik, në shtator reforma e re











