Ministrja Manastarliu: Ish-deputetja e PD-së po mashtron qytetarët me foto 'FAKE' nga tërmeti

Ministrja Manastarliu: Ish-deputetja e PD-së po mashtron qytetarët me foto 'FAKE' nga tërmeti

TIRANË- "Në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun"! Ky është reagimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu e cila akuzon ish-deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri se ka shpërndarë një lajm të rremë. Ish- deputetja demokrate nëpërmjet fotove të publikuara në rrjetet sociale e saj pretendon se qendra spitalore Universitare, QSUT është në gjendje të degraduar edhe sot, 6 ditë pas tërmetit.

Ndërkohë që ministrja Manastarliu sqaron se vetë fotoja tregon se është bërë vetëm pak minuta pas tërmetit të 26 nëntorit. Manastirliu shtoi se asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto hapësira po i nënshtrohen rikonstruksionit.

"Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë! Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë. Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.
 Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë"
, shkruan Manastirliu.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin