Ministrja Shahini: Orë edukuese nëpër shkolla për parandalimin e përhapjes së viruseve

Ministrja Shahini: Orë edukuese nëpër shkolla për parandalimin e përhapjes së viruseve

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja Besa Shahini nënvizon faktin se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). 

Larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese. 

“Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini. 

Masat parandaluese

• Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;

• Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;

• Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja