‘Minuta Zero’, gazetarja Zeko: Sylvinho të rregullojë gabimet me Spanjën! Marko: Broja dhe Hoxha bëjnë diferencën

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Dramë, përmbysje, raste dhe emocione deri në limite për kuqezinjtë, që marin pikën e parë në këtë event.

Në ‘Minuta Zero’ hapësirën sportive në Report Tv të dedikuar për Euro 2024, gazetarja e sportit Enkeleida Zeko, tha se trajneri Sylvinho duhet të rregullojë gabimet me Spanjën që të jetë me efikas. Zeko tha se kombëtarja ka bërë një paraqitje dinjitoze, duke parë edhe grupin.

‘Dje kemi mbetur me zemër në dorë për kombëtaren. Përballë kishim një skuadër që evidentoi shumë problematika. Në të dyja ndeshjet kombëtarja mund të kishte dhënë më shumë. Në ndeshjen me Kroacinë rezistuam shumë. Mund të kishim aplikuar një tjetër mënyrë në pjesën e dytë por kaq është forca jonë dhe rezistenca e skuadrës. Mendoj se me një pikë deri në këto moment skuadra jonë nuk është keq duke parë parasysh edhe grupin që ne kemi rënë pjesë. Me këtë lojë që kemi parë deri tani, dinjtoz deri tani.

Gjasula ka pasur ulje ngritje në karrierën e tij. Si të thuash Zoti ja shpërbleu për ta autogol. Shënimi i golit lehtësoi dhe atë dhe skuadrën. Mendoj se Gjasula nuk mori notat më të larta, pro megjithatë është një lojtar që ka gjetur stabilitet në Kombëtare. Duhet të jetë më i kujdesshëm në performancat e tyre. Ne lozëm dje si skuadër, ishim të bashkuar.

Kampionati Europian është një arenë ku futbollistët janë edhe në sy të menaxherëve. Trajneri ka një ndikim të madh në momentin që fillon loja, nëse Sylvinho do ti rregullojë gabimet, do të jetë më efikas në sfidën me Spanjën. Tifozeria jonë është shumë paqësore shumë e hareshme, po sakrifikon shumë pasi biletat kanë qenë shumë të shtrenjta.’- tha Zeko.

Andrea Marko, specialist i sportit, u ndal tek sulmuesit Armand Broja dhe Arbër Hoxha, për të cilët tha se duhet të jenë në fushë, pasi janë në formë dhe mund të sillnin diçka ndryshe.

‘Çdo lloj trajneri do donte që pjesa parë të mbaronte 1 me 0 sepse të merrnin veten. Edhe 1-0 do të ishte i mirë rezultati. Nëse do të behej një analizë në dhomat e zhveshjes Kroacia do të kalonte në sulm. Do të krijoheshin avantazhe në skuadër për të kapur pjesë të hapësirave dhe terrene. Silvinjo ka hyrë në kohën e duhur. Unë më shumë jam i shqetësuar për mungesën e Brojës, nëse Hoxha dhe Broja janë në formë mund të sillnim diçka më tepër.’- tha Andrea Marko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
I lindur në Gjermani, i riu nga Kosova me shqipe të bukur mbështet Italinë në përballjen me Spanjën, ja arsyeja

Kampionati Europian 2024 ka mbledhur shqiptarë nga e gjitha bota në Gjermani, por sidomos ka vënë në pah komunitetin e madh shqiptar atje.

Gazetari Ernest Koçi ka intervistuar një tifoz të veçantë për “Minuata Zero”, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun në Report Tv.

Ai është një shqiptar i Kosovës, i lindur në Gjermani, por me një shqipe të qartë dhe frymë patriotike të fortë.

I mbështjellë me flamurin italian, i riu kosovar parashikon se ndeshja Spanjë-Itali do të përfundojë 2:1 dhe se Shqipëria do të ecë shumë përpara në këtë europian.

“Sot ka për të fituar Italia 2:1 dhe Shqipëria do ta fitojë të gjithën.

Jam i Kosovës, i Prizrenit, Suharekës”,-tha ai.

Tifozi shqiptar tha se arsyeja që mbështet Italinë është se e dashura e tij është italiane.

“Se e kam një shoqe italiane”,- tregoi ai.

I entuziasmuar dhe krenar, i riu tregoi emocionet që përjetoi nga prezenca e madhe e shqiptarëve në Dortmund para ndeshjes së Kombëtares me Italinë.

“Po kam qenë këtu me dy shokë, kemi qëndruar këtu në Dortmund. Ka qenë plot, 100 mijë shqiptar. Kemi festuar shumë”,- rrëfeu ai.

Ora 20:40
Arbëreshi parashikon ndeshjen Itali-Spanjë në Minuta Zero në Report Tv

Gaitano, tifozi arbëresh në Tiranë në ‘Minuta Zero’ në Report Tv, hapësirën sportive dedikuar Euro 2024, ka shprehur mbështetjen tij për kombëtaren shqiptarë por edhe atë italiane.

Teksa ka folur shqip për gazetarin Eljan Tanini nga Fan Zone në sheshin ‘Skënderbej’, Gaitano tha se është tifoz me Italinë por Shqipëria për të është në zëmër, është historia jonë shtoi ai. Tifozi arbëresh tha se është i kënaqur edhe më një barazim.

‘Italia më e mirë dhe më pas Shqipërinë. Na jemi më shumë tifozë me Italinë, por Shqipëria është te zemra. Është historia jonë. Ne jemi pranë Palermos nga Hora e Arbëreshëve, ne jemi të kënaqur edhe me një lloj barazimi sot me Spanjën. Sot shohim skuadrën. Është një test shumë i rëndësishëm. Sot do të shikojmë nëse Italia do të krijojë grupin e vërtetë. Akoma nuk ka kampion. Italia e para, Shqipëria e dyta.’- tha ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Truth: 22/06/2024 18:24

    Ne fakt keta specialiste duhet te analizojne nderri.et e gabuara qe beri Silvinjo me Kroacine duke futur seferin por dhe Gjasulen. Skuadra e humbi konteollin mendor dhe leshoi totalisht frenat e lojes. Futja e Hoxhes erdhi teper vone dhe mund te na kuahtonte. Silvinjo nuk tentoi te mbyllte ndeshjen me nje Kroaci te lodhur por u mundua te mbrohwt alla shqiptarce

    Përgjigju
  • roli: 21/06/2024 04:11

    silvinjo te heqe ate tullacin.ajeti...nuk kam pare futbollist me te dobet se ai...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria humb përballë Spanjës, tifozët kuqezi për Report Tv: Loja ishte emocionuese! Kishte shumë shqiptar në stadiumin

Shqipëria humb përballë Spanjës, tifozët kuqezi për Report Tv: Loja ishte emocionuese! Kishte shumë shqiptar në stadiumin