Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Nëse ndeshemi me Serbinë? Më mirë mos ndodhi

 

Në Minuta Zero foli tifozi kuqezi në lidhje Skype, Nexhat Domi që kreu gjestin e veçantë në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri në Dortmund. Domi theu spagetit para tifozëve italianë. Ai shprehet se ka 15 vite që e kishte menduar këtë gjë.

‘E kam pas fiksume në kokë para 15 vjetësh kur kam qenë në Milano. Aty me një kafe një e moshuar më tha se nuk keni respekt për spagetin. Kur erdha këtu tek motra, ajo shkoi në supermarket dhe morëm spageti.

Pas thyerjes së spagetit komunikova me italianin që ra në gjunjë, jetonte në Stokolhm. Ai e priti me sportivitet.’

Më tej ai tregon aventurat e tij si një nga kryesorët tek Tifozat Kuq e Zi.

‘Jam përfaqësuesi i TKZ në Norvegji. Kam qenë në Izrael, në Angli. Më e shëmtuara në Angli, kur u mundëm 5-0. Ishte kohë pandemie. Mendoj se i respektuam tepër italianët, me mendjen se kampionët në fuqi. Edhe ai goli i parë erdhi shumë herët. U qetësuam, ndjemë një farë rehatie. Djemtë dhanë maksimumin më tej. Humbje fitore i mbështesim. Kodi i etikës së TKZ nuk na lejon me dhënë mendim, trajneri vendoset nga federata. Duhet të kishim punuar më shumë në aspektin një komb një kombëtare. Trajneri mendoj se duhet të vijoj punën.’

Sakaq, i pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu për një ndeshje të mundshme me Serbinë në të ardhmen, Domi shprehet që më mirë mos ndodhi, pasi sipas tij tifozat kuqezi kanë reputacion të mirë.


Lajmi kryesor:

'Minuta Zero'/ Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Bimë kanabisi në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku

Dibër/ Bimë kanabisi në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku