Shqipëria humbet miqësoren përballë Norvegjisë në Elbasan

Shqipëria e Christian Panuccit zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2018. Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore përballë Norvegjisë të zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’. E ndërsa pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe e dyta nisi e vakët, ndërsa miqtë ndëshkuan kuqezinjtë në minutën e 70 me një gol të shënuar nga Sigurd Rosted.

Pas golit të pësuar Shqipëria tentoi me disa raste për të barazuar rezultatin, por loja ishte mjaft e dobët duke lene per te deshiruar. Ndryshe nga herët e tjera në stadium ishte një numër shumë i pakët tifozësh, rreth 5 mijë. Shkaqet janë disa, duke filluar nga fakti që ishte thjeshtë një miqësore që i shërbente më shumë trajnerit për të shikuar gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar të rinjtë, kushtet atmosferike, por edhe bojkoti i tifozëve kuqezinj që vijon për ndeshjet brenda të kombëtares, për shkak të përplasjes me FSHF-në nisur nga ndeshja me Izraelin edicionin e kaluar.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 26/03/2018 22:45

    mendoj se ky trainer nuk eshte profesionist nga te gjitha drejtimet,pasi nxiton dhe mburret kollaj,jep deklarata sikur do boj loje dhe spektakel, sikur ne para se te vinte ky sdinim se si luhej futboll,gjith ate pune plot perkushtim te DE BIASIT u mundua ta zbehi pa respekt per ate qe beri histori dhe loje te barabarte me kundershtare te forte,eshte i ri dhe pa eksperiece,mendoj se kemi gabuar me kete zgjedhje.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 26/03/2018 21:30

    Me kishte marre malli per ekip pa busull dhe trajner kaps qe vetem bon nervozin te vija e bardhe bobobo sa do vuajme me ket panuc dhe me zbulimet e tij... per te mos folur per skema?? Ore kurs trajneri ka ky mo apo po ben praktiken te ne... ky do na ktheje 1 dekade pas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?