Për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter ai thotë se votimet e sotme antikushtetuese shkatërrojnë konsensusin e 5 qershorit.

Gjithashtu Basha shpreh bindjen në fitoren në zgjedhjet e ardhshme duke shkruar se Rama hodhi hapin e fundit drejt greminës dhe do ta pësojë më 25 prill.

Parlamenti miratoi me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhorduke përmbyllur në këtë mënyrë një rrugëtim të gjatë të Reformës Zgjedhore.

Postimi i plotë në Twitter:

Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!