/ATSH/ - Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u vendosi për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit e Formimit Profesional dhe të Sekretariatit Teknik.
Sipas këtij vendimi Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional, si organ këshillimor në ushtrim të funksioneve dhe të përgjegjësive të përcaktuara në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002, "Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë.
Këshilli kryesohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në përbërje ka anëtarë:
a) Një përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
b) Një përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;
c) Një përfaqësues të Ministrisë së Financave;
ç) Një përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
d) Dy përfaqësues të organizatave të punëdhënësve;
dh) Dy përfaqësues të organizatave të punëmarrësve.
2. Përcaktimi i anëtarëve të Këshillit, sipas shkronjave "b", "c", "ç", "d" e "dh", të pikës 1, të këtij vendimi, kryhet nga institucionet përgjegjëse që marrin pjesë në këtë Këshill, me kërkesën e ministrit përgjegjës për çështjet sociale.
3. Ministri përgjegjës për çështjet sociale ka këto detyra kryesore:
a) Thërret mbledhjet dhe i drejton ato;
b) Cakton rendin e ditës, drejton diskutimet, bashkërendon punën, siguron zbatimin e ligjit dhe marrjen e vendimeve të drejta;
c) Merr në konsideratë vendimet e marra gjatë mbledhjeve të Këshillit dhe orientimet programore, kur ato janë marrë në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim, pavarësisht nga vlerësimi i tyre individual.
4. Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional ka këto funksione:
a) Këshilli mblidhet mbi bazën e një kalendari, por jo më pak se një herë në katër muaj;
b) Kryetari vendos për datën dhe kohën e mbledhjes së radhës, përveç rasteve kur vetë Këshilli ka vendosur ndryshe;
c) Çdo ndryshim në datën dhe kohën e vendosur për mbledhjet i njoftohet çdo anëtari, në mënyrë që të njihet me këto ndryshime;
ç) Mbledhjet bëhen nëse në to janë të pranishëm, të paktën, gjysma e anëtarëve të Këshillit.
5. Këshilli jep mendime dhe propozime lidhur me:
a) hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare për arsimin dhe formimin profesional, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve nënligjore;
b) përmirësimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional, në përputhje me zhvillimet e sektorëve të ekonomisë dhe interesat e tregut të punës;
c) projektbuxhetin e parashikuar për arsimin dhe formimin profesional dhe metodologjinë e shpërndarjes së tij;
ç) standardet për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional;
d) zhvillimin e politikave dhe të programeve të veçanta, të kërkuara nga ministrat përgjegjës, dhe rrugët e financimit të tyre;
dh) informimin e palëve për zhvillimet aktuale dhe perspektive të sistemit të arsimit dhe formimit profesional;
e) politikat dhe strategjitë e zhvillimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional;
ë) projektligjet dhe projektvendimet e propozuara për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, që kanë lidhje me fushat e veprimtarisë së tij;
f) propozimin e grupeve të përkohshme të punës për çështje të caktuara të zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional;
g) anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional.
6. Funksionimi i Këshillit mbështetet nga sekretariati teknik, i cili përbëhet nga dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK).
7. Sekretariati teknik bashkërendon veprimtarinë e Këshillit dhe kryen këto detyra:
a) Organizon mbledhjet e Këshillit dhe krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e tyre;
b) Përpunon informacionet e propozuara në mbledhjen e Këshillit në formën e kërkuar për ekzekutim;
c) Komunikon me kryetarin dhe me anëtarët e Këshillit në lidhje me rendin e ditës, datën, orën dhe vendin e mbledhjes së Këshillit;
ç) Shpërndan dokumentacionin e mbledhjes dhe informacione të tjera tek anëtarët e Këshillit;
d) Mban procesverbalin e mbledhjeve të Këshillit;
dh) Arkivon dokumentacionin e mbledhjeve të Këshillit;
e) Lehtëson funksionimin e grupeve të përkohshme, të ngritura nga Këshilli;
ë) Hap një rubrikë të veçantë, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale, për veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të AFP-së;
f) Përgatit dhe publikon, në mënyrë korrekte dhe të shpejtë, të gjitha informacionet që mund të bëhen publike, pas marrjes së miratimit nga Kryetari i Këshillit.
8. Ngarkohet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
/Shqiptarja.com