Mirdita është një nga zonat më të prekura nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit.
10 fshatra në zonat e thella të Mirditës, ato të njësive administrative Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë të bllokuara, pasi trashësia e dëborës varion në rreth 35-100 cm.
Temperaturat e ulëta dhe erërat e forta krijojnë probleme në të gjitha rrugët, sepse sposton dëborën në rrugë, duke i mbushur deri në 1,5 m dëborë, në disa vende.
Sipas Emergjencave Civile autoritetet lokale në Mirditë po punojnë për pastrimin dhe hedhjen e kripës në akset kryesore mes qendrës së bashkisë me qendrat e njësive administrative duke mundësuar kalushmërinë e mjeteve me zinxhirë.
Nga reshjet e dëborës veriu i vendit është më i prekur, teksa në Shkodër, Pukë, Kukës dhe Mirditë shumë fshatra janë bllokuar, ndërsa energjia elektrike mungon në shumë prej tyre.
[gallery]20439[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com