Mirënjohje për Ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë

Mirënjohje për Ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë

Intervista e ambasadores Yuri Kim mbrëmë për Blendi Fevziun ishte prekëse. Sidomos pjesa kur ambasadorja amerikane në Tiranë flet për udhëtimet e saj në Shqipëri dhe takimet me shqiptarët kudo. Eshtë e lehtë të perceptohet sinqeriteti që përcillet rrjedhshëm nga fjalë që vijnë nga zemra, ndaj kjo intervistë nuk do të harrohet. E megjithatë, duke lexuar komentet në faqen e ambasadës në facebook, poshtë një postimi pas një vizite në një muze të Vlorës, por edhe në të tjera, duket sikur disa prej nesh e urrejnë këtë ambasadore. Nuk është kështu. FB vazhdon të jetë “mbretëria” e njerëzve të inatosur për probleme të ndryshme personale që kanë lidhje me politikën, ideale të parealizuar, interesa ekonomike e për fat të keq dhe pamundësi informimi të drejtë; është fakt që më të motivuarit për t’u shprehur në FB janë ata që urrejnë ndonjë apo diçka, ndaj kjo tashmë duket se nuk mërzit askënd. Sigurisht as ambasadoren. Jeta reale është tjetër, është ajo që jetojmë përditë dhe janë njerëzit që takojmë përditë. Dhe sigurisht është ndryshe.

Puna e jashtëzakonëshme e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe e ambasadorit të BE Luigi Soreca, në këtë udhëkryq të vështirë për Shqipërinë, sot janë si dy gurë të çmuar që vendosen në themelet e demokracisë shqiptare. Janë dy gurë të punuar me kujdes e të mbrujtur me respektin për rregullat, për lirinë, por edhe me një të veçantë që sot përceptohet më shumë se përherë: Ngritjen në piedestal të të mirës dhe të bukurës që është mes shqiptarëve.

Të themi të vërtetën: Jemi njerëz që më shumë se çdo arsye tjetër, largohemi nga Shqipëria për shkak të një agresiviteti të padurueshëm e të pashpjegueshëm me njëri-tjetrin. Ambasadorët po bëjnë të kundërtën: Udhëtimet e tyre nga Veriu në Jug, takimet me njerëz të thjeshtë, vendosja në dritë e vlerave, bukurive, mjeshtërive, na thonë të fokusohemi të potencialet e pashtershme që ruajmë. E thonë pa u lodhur, herë njëri, herë tjetri, e herë të gjithë ambasadorët të bërë bashkë.

Disa prej nesh bezdisen nga “protagonizmi” i ambasadorëve në Shqipëri, duke u treguar të pasinqertë dhe të padrejtë, pasi fshehin një veçanti të dhimbshme që Shqipëria ka: Qëllimisht, nga disa shqiptarë, u bë një vend pa Drejtësi; dhe një shoqëri pa një arbitër të drejtë e të paanshëm, është si një varkë e braktisur në oqeanin e madh me dallgë. Ja, pikërisht nga kjo çmenduri na kanë shpëtuar sidomos vitet e fundit ambasadorët tanë. Si fanarët për anijet, të qëndrueshëm në brigje, ata janë përpjekur të na tregojnë rrugën, pa u përplasur në ajsbergë e shkëmbinj. Nuk është pak. Eshtë jetësore.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI