Mish gici /pule me xhinxhër dhe salcë soje
Përbërësit:
- 500 gr mish gici/pule
- 3 cm xhinxhër
- 1 spec djegës
- 3 lugë salcë soje
- 1 lugë mjaltë
- 1 thelpi hudhër
- 2 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim në një tigan pak vaj ulliri, një thelpi hudhër, xhinxherin dhe specin djegës të prerë në shirita. Sapo të shpërthejnë aromat hedhim mishin të prerë në kubikë dhe e lëmë derisa të thahet. Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e sojës me mjaltin dhe pak ujë dhe ia shtojmë mishit. Vendosim kapakun, e lëmë për rreth 5 minuta dhe e servirim të ngrohtë.