'Misioni im', juristi denoncon Bashën për plagjiaturë: Me kopju kaq trashë librin tim është e rëndë

'Misioni im', juristi denoncon Bashën për plagjiaturë: Me kopju kaq trashë librin tim është e rëndë

Publikimi i librit 'Misioni im' nga kryedemokrati Lulzim Basha përtej shkaktimit të ironive nga politikanë të shumtë dhe në rrjetet sociale, ka sjellë edhe akuza për plagjiaturë. Këto akuza kanë ardhur nga doktori i shkencave juridiket Nest Zefi, i cili me një shkrim në facebook, ka denoncuar publikisht Lulzim Basha  se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit 'Misioni im'. Ai thotë se i njeh këshilltarët e Bashës dhe akuzon se ata kanë kërkuar në librat dhe shkrimet e tij duke i kopjuar disa pjesë. Këtë akt, Zefi e cilëson tepër të rëndë

"Në librin e tij "Misioni" Lulzim Basha e disa këshilltarë të tij që janë të njoftun të mi, paska bubrrue në shkrimet e mia e sidomos edhe në këtë të fundit që u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat për deputet, për me ndërtue fabulen e tij...me kopjue kaq trashë bash asht e randë...", shkruan ai.

Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.  Megjithatë shkrimet të shumta të tij janë për Radio Vatikanin. Studimet post-universitare me një master në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia.

Basha publikoi ditën e sotme librin 'Misioni im' në prag të zgjedhjeve për 25 prillin, ku u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Basha e ka botuar librin në shtëpinë botuese 'Skanderberbeg' në pronësi të kandidatet për deputete të PD në Elbasan, Flutura Açka.  

Në 'Misioni im', Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike.  Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në Shqipëri. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin 'Kurban'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 22/03/2021 21:35

    A e dini pse ka 99 faqe libri... sepse ky e qu veten 99 nonthenoç

    Përgjigju
  • AAHH mjere ne Shipetaret: 22/03/2021 20:33

    AAHH mjere ne Shipetaret ne dore te kujt kemi qene dhe pretendojne te vijne prap. Jam shume kurioz: E ka lexuar te pakten ky kete liber apo jo?????

    Përgjigju
  • Lotet e Aureles: 22/03/2021 19:25

    Po une kam luftu komunizmin qe ne pelena dhe Luli kur shurronte nuk besoni athere fitoren qe ju sollem e narim Mbrapsht. Plagjiture? Pone hemi gjeni ndaj lotoj lart e poshte

    Përgjigju
  • Ben: 22/03/2021 18:32

    Po Basha nje kaqol eshte si ka me ba libra.Me te po tallin by..... Te gjitheu shkrine gazit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane