Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e 'Panama Papers' pak kohë më parë, pasi kishte llogari në parajsat fiskale.
Yoram Frig 51 vjiec, nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi në Qipro dhe në Izrael.
Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike, ndërsa sipas policisë iu sekuestrua edhe një "IPHONE".
ReportTv siguron ekskluzivisht pamjet kur shtetasi izraelit Yoram Fring shoqërohet nga komisariati i policisë së Rinasit në policinë e Tiranës.
51 vjecari Fring u shoqërua për në ambientet e izolimit të policisë dhe nga prokurori i Tiranës Ndini Tavani i cili po ndjek hetimet për dyshimet e një përgjimi të paligjshëm kryer nga Fring në Shqipëri nëpërmjet një pajisje kompjuterike që ai dispononte.
Po për cfarë po hetohet Fring?
Sipas prokurorisë së Tiranës hetimi ka nisur për dy vepra penale: Ajo e përgjimit të paligjshëm kompjuterik dhe e shpërdorimit të detyrës.
Dhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë, prokuroria e Tiranës është duke hetuar dhe pistën e një lidhje të Fring me një biznesmen të njohur shqiptar.
51-vjecari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç'ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet.
Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore.
Fring është pyetur për disa orë si nga oficerët e policisë dhe prokurori Tavani por ka refuzuar të jap një përgjigje në lidhje me pajisjen duke deklaruar se e ka thjesht një kompjuter personal.
Deklarata e policisë
Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuse dhe proceduriale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, per te percaktuar cfunksion kryen, njëkohesisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës "IPHONE".
Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm.
Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes.
Me rreth të kuq Yoram Frig në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Yoram Frig duke u shoqëruar për në policinë e Tiranës
Profili i kompanisë në Qipro të Yoram Frig
Profili i kompanisë në Izrael të Yoram Frig
Kompanitë e Yoram Fring të regjistruara në ishujt offshore
Yoram Frig
Yoram Frig