Mit'hat Frashëri nuk luftoi, ndaj s'është hero

 Mit'hat Frashëri nuk luftoi, ndaj s'është hero

Mit'hat Frashëri

Kjo është porosia e kryeministrit aktual të Shqipërisë për datën 14 Nëntor 2018. Ceremonia pompoze që ai personalisht ka organizuar deri në detaj me rastin e ardhjes së eshtrave të Mit’hat Frashërit, Kryetarit të Ballit Kombëtar, është një taktikë djallëzore, shumë planëshe që nuk ka të bëjë direkt me respektimin e një “personaliteti të letrave shqipe dhe kulturës mbarëkombëtare” sic ai e ka quajtur në ftesën e tij, as me ndonjë Mukje të dytë, pasi ai nuk ka tagrin ta bëj, por ka të bëjë me ambicjen makiaveliste të këtij kryeministri që mbas depersonalizimit, poshtërimit dhe blerjes e kapjes të së majtës shqiptare, të defaktorizoj dhe kap dhe të djathën duke i marrë asaj cdo kalë beteje, dhe atë që ajo nuk kish guxuar ta rehabilitonte, falë një fije vetëdije kombëtare që mund të ketë. Duke funksionuar kështu tërësisht në funksion të pushtetit personal si një diktator i vërtetë por i veshur me kostumin e një liberali të shpenguar. Po ta shikosh me naivitet mendon që kryeministri aktual vuan nga deliri i madhështisë dhe kompleksi i Mesias, duke u sjellë në emër të popullit, me arsyetimin se vetëm ai e di cfarë është e mirë për këtë popull, por jo, kjo nuk është një shfaqje magalomanie, është shumë më keq se kaq.

Që Mit’hat Frashërit i takon të prehet në tokën shqiptare, kjo nuk vihet në dyshim, duke ju bërë organizimi dhe respektimet nga Fondacioni që mban emrin e tij, ndoshta dhe me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Institucioneve që merren me fushat që ai mbuloi me nder për aq kohë sa u mor me to, albanologjinë, gjuhë-letërsinë, biblotekat etj edhe kjo është normale, por pjesmarrja direkte nën rrogoz dhe mbi rrogoz e kryeministrit shqiptar duke e shndrruar këtë ngjarje në një ngjarje kombëtare kjo është e rëndë sidomos për simbolikën që mbart, sidomos për shqiptarët e rinj. Për mos folur pastaj për ceremoninë zyrtare, homazhet pranë Akademisë së Shkencave, drekën e përshpirtjes në pallatin e brigadave, bustin përkrah rilindasve që vdiqën me nder etj etj, përfshirjen e Trupit Diplomatik në këtë maskaradë etj etj.

Gjykimi im nuk ka të bëjë me përkatësinë e majtë ose jo të kryeministrit aktual, ky mekanizëm që ai ndoqi për “rehabilitimin” e një kolaboracionisti të luftës së dytë botërore, është një mekanizëm pa atdhe, pa përkatësi politike, ky është një mekanizëm pa fe e zot, është një mekanizëm që nuk përfill vijën ndarëse ku ndahet e mira nga e liga, tradhëtia nga atdhedashuria, e kuqja nga e zeza, ky mekanizëm është një perversitet që vetëm një adhurues i fshehtë i Rajhut të Tretë mund ta ndërmarrë, si askush tjetër ka marrë kurajo ta bëj personalisht si kryeministër në Evropë.

Eshtë fakt i pakontestueshëm i dokumentuar jo vetëm nga Arkiva e Shtetit Shqiptar por edhe nga institucionet dhe agjenturat e huaja, bashkëpunimi aktiv i Ballit Kombëtar me forcat hitleriane të luftës së dytë botërore. Bashkëpunim që pavarësisht se u kamuflua si nga inati i sime vjehhre (ndaj komunistëve) po shkoj po fle me mullixhinë (me nazistët) ajo ishte kryekëput një tradhëti e lartë në kohë shumë të zymta për kombin tonë, kohë që ne do na ndanin ose do të na bashkonin me botën përparimtare, kohë ku si rrallë herë, Amerikë-Rusi-Angli ishin bashkë, pikërisht nisur nga tragjizmi që priste njerëzimin nga psikopatia hitleriane, ndërkohë që Balli Kombëtar, ndryshe nga aleancat ndërkombëtare të mësipërme nuk arriti jo vetëm të mos bënte një aleancë provinciale me komunistët shqiptarë (përfshi këtu ambicjet e të dy palëve) por minimalisht të kish luftuar kundër gjermanëve për hesap të vet, pavarësisht se bashkëpunonte ose jo më komunistët. Dhe kontributi i tij kombëtar në ato momente vendimtare ndoshta do kish bërë që gjërat të kishin funksionuar ndryshe mbas fitores mbi nazizmin. Këtu më vinë ndër mënd fjalët dhe analiza e Historianit Kristo Frashëri të bëra më 26 Tetor 2012, i cili ishte dhe dëshmitar në vetë të parë i historisë së atyre kohëve, të cilat po i zbardh saktësisht këtu, “...lufta fitohet me pushkë, jo me propagandë. Fitohet me pushkë në fushën e betejës dhe jo në kafene. Kjo ishte filozofia e re, që e përqafuan njerëzit më të mençur të Evropës. Mid'hati qëndroi pas, nuk arriti ta kuptonte këtë. Sepse ishte pjellë e shkollës së vjetër diplomatike, sipas së cilës lufta fitohet me diplomaci. Por ajo kohë kishte kaluar. Ia thanë disa herë edhe misionarët anglezë, edhe miqtë e tij shqiptarë: Nuk është kjo rruga që të çon në fitore. Por ai tha: nuk kemi nge të bëjmë luftë se shkatërrohemi… Dhe ai hoqi dorë nga lufta, duke thënë jo sot jo nesër, jo ka ardhur koha, jo s'ka ardhur koha... Por nuk ishte e drejtë. Koha kishte trokitur që më 7 Prill. Mit'hat Frashëri ishte viktimë e urrejtjes patologjike që kishte ndaj komunizmit... por nuk dinte ta luftonte komunizmin. Komunizmi nuk luftohej duke bashkëpunuar me gjermanët, por duke luftuar kudër gjermanëve. Në Francë demokratët francez nuk iu kundërvunë komunistëve francezë, por bënë garë kush e kush të luftonte më shumë. Po ashtu në Greqi, të djathtët e të majtët nuk luftuan kundër njëri tjetrit, gjatë kohës së pushtimit sigurisht. Kështu që nga kjo pikëpamje Mit'hat Frashëri nuk ka asnjë meritë, përkundrazi ka përgjegjësinë që e çoi Shqipërinë në diktaturën komuniste. Po të kishte luftuar ai ndoshta edhe do të kisha shkuar në krahun e tij, sepse ishte krahu demokratik. Por ai nuk luftoi dhe ne që donim lirinë e vendit, atë flamur që na doli përpara atë kapëm. Mit'hat Frashëri ka një përgjegjësi shumë të rëndë, saqë s'mund ti japësh atij sot asnjë dekoratë. ”

Duke analizuar sa më sipër si dhe por edhe nga dijet elementare që ka cdo atdhetar se si funksionon interesi i kombit dhe përgjegjësitë në momentë vendimarrëse për të, pavarësisht brockullave të Edi Ramës së viteve 90 se kur bota ish në luftë botërore ne ishim në luftë civile, pavarësisht cdo makiavelizmi, justifikimi dhe rehabilitimi që mund ti bëhet figurës së Mit’hat Frashërit si figurë kombëtare, personalisht mendoj që Mit’hat Frashëri me tradhëtinë e tij ndaj interesave të kombit, nuk dëmtoi komunistët që ishin armiqtë e tij të vegjël, përkundrazi ata deri në një farë mase me atë që bëri i ndihmoi për ta denigruar dhe për të ardhur në pushtet, por ai dëmtoi mbarë kauzën kombëtare, përfshi këtu dhe atë që vetë ai kish kontribuar deri në vitet 41 për ta ngritur. Ai nuk justifikoi të qënit i biri i të jatit, as trashëgimtari dinjitoz i Frashërlinjëve të mëdhenj. Ai nuk tradhëtoi vetëm brezin e shqiptarve që ishin prezent gjatë luftës së dytë botërore, por sidomos ata që ishin përpara por dhe ata që erdhën pas. Gjithëçka ai kish bërë përpara u kompromentua dhe shumzua me zero më atë që bëri më pas. Pasi Lufta e Dytë Botërore dhe shkaktari i saj nazifashizmi, ishte një luftë shfarosëse jo vetëm për identitetet dhe dinjitetet kombëtare por dhe për mbarë njerëzimin. Kjo historia jo po më parë ishte atdhetar i mirë, ishte djalë dhe nip i Frashërlinjve, ish prozator, botues, albanolog etj, kompromentohet nga veprimet e tij faktike në kohë tragjike për Shqipërinë. Patjetër që ai ka vlera historike-kulturoro-letrare, dhe mund të studiohet për të tilla, përfshi dhe luhatjet e tij deri në goditjen e fundit, sidomos në një vënd anemik vlerash si i yni, por jo të ofrohet si shëmbull dhe model kombëtar që promovohet. Kryeministri shqiptar ka lënë të gjithë dishepujt e vërtetë të Rilindjes pa respektuar dhe kontribuar në lartësimin e figurave të tyre, këtë vit ishte 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit të cilën ai e “harroi” po të shkosh në Frashër, shtëpia muze e Frashërlinjve të mëdhenj (pikërisht këtyre) është totalisht e degraduar për mos folur për të gjithë idhujt me krena të këtij kombi që jetën e mbyllën me nder dhe qëndrestari kombëtare deri në frymën e fundit. Pavarësisht se shpjegimet e arsyeve të kryeministrit aktual i dhashë në fillim të këtij shkrimi, unë këto rrjeshta ja detyroj vetes time, mënyrës se si e ndjej unë atdhedashurinë, se kush mendoj unë se janë strukturat dhe morali në një mardhënie të përjetshme me kombin dhe interesat e tij, unë tashmë jam pak më e qetë, detyrën time si qytetare e bëra. Unë nuk mund të heshtja, në këto kohë ku cdo gjë dhe vlerë është kapur dhe kthyer me kokë poshtë. Unë tradhëtisë kombëtare i them tradhëti kombëtare, pavarësisht se përpiqen për arsye kryekëput djallëzore ta veshin ndryshe, dhe e mendoj njësoj si një ndër Historianët e parë të njerëzimit, romakut Tito Livio, “ asnjë besnikëri nuk i detyrohemi tradhëtarve”, unë në 14 nëntor 2018, vërtet do vishem me të zeza.

Sot në mëngjes ishim duke diskutuar me kolegët në parlament dhe besoj që do të kemi mbështetje bipartizane për çështje të tilla, për të dhënë disa incentiva për ekonominë e gjelbër, për të hequr taksat ose për t’i minimizuar taksat për autobusët elektrikë, për makinat elektrike. Pra ndonjëherë avantazhi i të qenit i paavantazhuar siç është Shqipëria një vend në zhvillim është që mund t’i kalosh menjëherë etapat dhe shumë etapa që qytetet i kanë kaluar në vitet ’90 me trame, me kabllo ne mund të kalojmë menjëherë aty ku është teknologjia më e fundit. Qofshin këto mjetet elektrike, qofshin këto biçikletat që hapen e mbyllen me celular, qofshin shumë prej nismave të gjelbra që nuk kanë nevojë të shpikim rrotën por mund të kapim qytetet evropiane në fazën ku ato janë sot”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë  inkurajoi dhe binjakëzimin e  qyteteve në Shqipëri me ato në Europë, për të bashkëpunuar në projekte konkrete në shërbim të komunitetit. “Një nga gjërat që duam të inkurajojmë në të dy shoqatat dhe anëtarët tonë është që të gjejmë një mundësi ndoshta edhe me anëtarë të komunitetit të bëjmë disa binjakëzime të qyteteve. Kur them binjakëzime nuk flas për fotografitë që bëhen, firmat dhe protokollin flas në fakt për binjakëzime të projekteve konkrete që implementohen dhe që ne mund të mësojmë në mënyrë të jashtëzakonisht me nga njëri-tjetri”,  tha ai.

Veliaj theksoi se përtej bindjeve politike, të gjithë janë më të interesuar për të pasur qytete sa më funksionale dhe të jetueshme për qytetarët. “Dua të përshëndes dhe koleget e opozitës që janë këtu më ne, sepse besoj se nga ky debat të gjithë dalim më të fituar. Unë e di që ne mund të kemi ideologji të ndryshme të majta ose të djathta, por besoj se të gjithë jemi praktikë kur vjen puna te menaxhimi i qyteteve, mbledhja e plehrave, autobusët që vijnë në kohë, mbjellja e pemëve, cilësia e ajrit, janë çështje pa parti. Dhe pavarësisht bindjeve tona, në fund të ditë të gjithë duam të kemi qytete funksionale, dhe takime të tilla të cilat na mësojnë sesi qytetet mund të bëhen më funksionale janë gjithmonë të mirëpritura”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkelqyer!: 15/11/2018 23:55

    ..sh bukur..,Gjikondi!

    Përgjigju
  • muc: 15/11/2018 12:17

    kush luftoi dhe mbas lufte cte mire solli na e shpjego pak se ke trecerekun e europes me kolaboracioniste ne pushtet po si interrnoi pushkatoje a vrau ...dhe mos vashdoni me Enverin e historin e tij qe nxorri nga thesi cfare deshi o me ne o me ata

    Përgjigju
  • Endri: 15/11/2018 09:26

    titulli dhe pjese te shkrimit jane jo korrekte.. Gandi eshte kundershembulli se edhe kur nuk lufton me arme prape arrin qellimet. Meh'di Frasheri sic duket nga foto dhe nga cfare pershkruhet eshte pacifist i brymosur prandaj smund te quhet tradhtar vetem se spranoi te luftonte

    Përgjigju
  • analize: 14/11/2018 13:59

    Shume gabim. KM ka bere gjene me te mire. Mithati ka qen dhe mbetet nje figure kombi si Noli dhe Fishta. Jane pikerisht keta qe duhet te na sherbejne si embleme e atdhedashurise.

    Përgjigju
  • life: 13/11/2018 18:17

    patjeter qe esht hero se luftoi komunizmin qe esht me i keq se nazizmi.nazizmi vret te tjeret,komunizmi vret njerezit vet.ne kohen e nazizmit esht fakt i pranuar ne gjermani pati bum ekonomik,kurse komunizmi sidomos ne shqiperi,i beri qytetaret te dobet dhe pa dinjitet

    Përgjigju
  • erdi: 13/11/2018 13:55

    analize historike. bravo Gjikondi. super zonje

    Përgjigju
    • Lala: 13/11/2018 18:13

      Po ne fakt luften e bene ata nga Peqini si lalj Hekri

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut