Mitizimi i popullaritetit dhe Basha!

Mitizimi i popullaritetit dhe Basha!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Sulmi ndaj Bashës është frontal, pa asnjë rezervë dhe me çdo metodë me qëllimi final pushtetin. Pasi e sulmuan për shkak të qëndrimeve për t'i përdorur si kauza për të nisur luftën ndaj tij, tashmë po mundohen ta sulmojnë duke aluduar se ai nuk ka mbështetjen e demokratëve dhe se është shumë më pak popullor se sa kundërshtari i tij! Po sa e vërtetë është?
Së pari, në kushtet normale, Basha sot, nuk ka asnjë kundërshtar, sepse nuk ka një gar të hapur në PD për kreun e saj! Deri më tani, kemi një lëvizje të stilit qamiliste që kërkon të rrëzoj Bashës si pengesë të fundit për të ri marr partinë dhe për ta kthyer në shërbimin personal ose në shërbimin e një grupi të ngushtë bashkëpunëtorësh, që pavarësisht kohës, kanë 30 vjet bashkë duke përfituar privilegje dhe imunitet politik apo edhe institucional!

Së dyti, Basha deri më sot, nuk ka ndërmarr një fushatë për të vënë në provë publikisht popullaritetin e tij mes demokratëve! Këtë e ka bërë për të shmangur përplasjet fizike dhe verbale mes demokratëve që mund të kishin pasoja  për rendin dhe sigurinë në vend dhe po ashtu edhe për të mos legjitimuar një lëvizje qamiliste, që në fakt vjen jashtë kanaleve institucionale dhe vazhdon të qëndroj jashtë formateve të tilla! Kur them "qamiliste" e kam fjalën për ngjashmëritë e lëvizjes së famshme të Haxhi Qamilit në format, stil, përbërje dhe për gjuhën e përdorur!

Së treti, Basha u detyrua të ndërmarr një vendim që cenonte hapur popullaritetin e tij! A shkojnë bashkë popullariteti dhe cilësia apo domosdoshmëria e vendimit të një lideri? Në historinë politike ka plot vendime që në moment janë pak popullor, por që janë të drejtë dhe të domosdoshëm! Lider është ai që merr kosto personale në formë imediate për vendimet e tij, por që më vonë konsiderohen të drejtë e të sukseshme! Basha mori një vendim ndaj establishmentit dhe sigurisht që do të goditej edhe popullariteti i tij e kjo i jep një far avantazhi afat shkurtër kundërshtarit duke e bërë interesant për pak kohë, por duke mos i dhënë asnjë shpresë për të ardhmen! Kundërshtari i Bashës po përdor "barkun" e disa demokratëve për të shpresuar në një rikthim, por në fakt ky rikthim është një "kulakllëk" politik në planin afatgjatë, sepse një politikan që është "Non Grata" nga SHBA, nuk mund të ketë asnjë lloj shprese të bëhet Kryeministër apo të ketë ndonjë post tjetër të rëndësishëm shtetëror!

Së pesti, Basha për shkak të kohës së qëndrimit në politik, posteve që ka pasur sigurisht që ka edhe mbështetje popullore, por a lidhet kjo mbështetje vetëm mes militantëve të PD apo mes anëtarëve saj si dhe kjo mbështetje a përkthehet edhe në numrin e votuesve, nëse nesër do të kishim zgjedhje të përgjithshme! Kur një lider historik, që ka dominuar për 30 politikën shqiptare dhe ka pasur nën sundim absolut PD, sigurisht që lëvizja e tij ka edhe mbështetje qoftë në nivel drejtuesish apo ish drejtuesish të PD që po përdorin lëvizjen e tij si mundësi për t'u rikthyer në politik, apo për të qëndruar, por ka edhe militant që përtej fanatizmit dhe dashurisë ndaj tij  si dashurinë ndaj liderit "suprem". Pra, kush mendon se një lëvizje e tillë nuk e dëmton PD, do të thotë se nuk e njeh politikën, por ajo që duhet të analizohet është sa dëm bën dhe çfarë dëmi i bën? Ai, sigurisht e dëmton PD që është sot dhe jo atë PD që mund e duhet të jetë pas sot dhe nesër! Ndoshta pikërisht A është ai sot një pengesë për të qenë PD që duhet të jetë nesër e që mund të fitoj zgjedhjet?! Lideri historik apo kundërshtari i vetëdeklaruar i Bashës, për shkak të konsumimit të gjatë të tij politik, ka shumë gjasa të të ketë rritur elektoratin gri që është kundër tij, ose që për shkak të identifikimit të PD me të, nuk e kanë votuar atë kohët e fundit dhe as nuk do ta votojnë! Atëherë, natyrshëm lind pyejta: vendimi i Bashës bën të largohet disa drejtues, ish drejtues apo militant që janë të lidhur ngushtë me liderin historik, por fiton një elektorat dhe shumë më shumë votues në rast zgjedhjesh nga elektorati ngri, të pavendosurit dhe pse jo edhe nga elektorati i majt? Këtë nuk mund ta dimë sot, sepse nuk kemi zgjedhje! Unë, mendoj se vendimet e Bashës edhe pse nuk janë popullore sot, më kosto aktuale që i ka marr përsipër vetë, nesër do të rezultojnë si simbol kundër establishmentit dhe mund të sjellin  një fitore thuajse plebishitare të PD! Pra, nëse duam të dimë mbështetjen reale dhe plebishitare të Bashës, duhet të presim tejkalimin e kësaj situate dhe marrjen pjesë në zgjedhje të përgjithshme!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja