/ATSH/.- Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të vazhdojë sot gjykimi kundër liderit serb Oliver Ivanoviç dhe katër serbëve të tjerë, që akuzohen për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000.
Gjykimi ndaj pesë serbëve vazhdon pas dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë që kanë dëshmuar për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1999.
Pas dëshmisë së dëshmitarëve të kohës së luftës në Kosovë gjykata do t'i dëgjojë edhe 40 dëshmitarë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur pas luftës konkretisht në vitin 2000.
Oliver Ivanoviç akuzohet se në Kosovë ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në vitin 1999, për të cilën parashikohet dënimi me 5 vjet deri në burg të përjetshëm.
Edhe katër serbët e tjerë të akuzuar - Dragolub Delibashiç, babë e bir Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç dhe Aleksandar Lazoviç, ballafaqohen me dënime me burg shumëvjeçarë, nëse provohen akuzat për vrasje dhe tentime vrasjeje. Të pesë serbët e akuzuar janë deklaruar të pafajshëm për veprat për të cilat akuzohen.//KosovaPress/
/Shqiptarja.com