Mitsotakis nuk ftoi Ramën në Athinë, zëdhënësi i qeverisë: Nuk bëjmë asnjë hap pas për çështjen Beleri, duhet të betohet

Mitsotakis nuk ftoi Ramën në Athinë, zëdhënësi i qeverisë: Nuk bëjmë asnjë hap pas për çështjen Beleri, duhet të betohet

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Ditën e nesërme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të "Deklaratës së Selanikut" për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim, Shqipëria nuk do të marrë pjesë, pasi presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka marrë ftesë dhe shak për këtë është bërë çështja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke vjedhur vota. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis, në një intervistë për SKAI ka thënë se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon qëndrimit të saj për çështjen e Belerit dhe se sipas tij Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ta lejojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të betohet.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, tha ai.

Një artikull i ka kushtuar edhe Kathimerini, e cila shkruan përçarja mes Shqipërisë dhe Greqisë po thellohet për shkak të Belerit. Media greke thotë se ka mësuar përmes burimeve se vendimi i kryeministrit grek për të mos ftuar Ramën është një mënyrë diplomatike për t'i treguar jo vetëm kryeministrit shqiptar, por edhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se Greqia nuk negocion për çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut që në rastin e Belerit konsideron se po dhunohen nga Shqipëria.

Në takimin informal kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht. Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

AXHENDA

E hënë, 21 gusht

Ora 11:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo,

Ora 13:00 Takimi dypalësh me Kryeministrin e Rumanisë, Ion-Marcel Ciolacu,

Ora 15:00 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç,

Ora 20:15 Darkë joformale me drejtues dhe drejtues të institucioneve evropiane, për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit me rastin e plotësimit të 20 viteve “Deklarata e Selanikut”.

E martë, 22 gusht

Ora 9:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu,

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç,

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos i takoni: 21/08/2023 06:34

    Mbajeni mirë me Italine , mos u merrni me grekun ka mbet 100 vjet mbrapa botes perendimore, Greku nuk do shqiperi në BE se i i ikin 500,000 Shqiptarët pastaj ska kush vjel ullishtet dhe do ju vijne afgant me shoke edhe atje , Kjo eshte e ardhmja evropiane … e bon zoti mire kete punen e BE …

    Përgjigju
  • Beni: 21/08/2023 05:39

    Nuk vihet ne dyshim qe ju nuk beni asnje hap pas per srehimin dhe mbrojtjen e krimineleve qe jane te denuar per krime te renda ne Shqiperi !

    Përgjigju
  • Bllofi greki: 21/08/2023 05:33

    BE nuk diskuton vendimet e gjykatave. Nqs bëhet si thotë greku, atëherë reforma në drejtësi është e shantazhueshme nga shërbimet e huaja terroriste greke.

    Përgjigju
  • XXX: 21/08/2023 03:56

    Nuk duhet te quditemi nga qendrimi i qeverise greke.Ajo gjithemone ka krijue situata anti shqiptare.Ka gjetur ne Shqiperi anti shqiptar ,si Sali Berisha e Ilir Meta te cilet,pa pike turpi perkrahin nje njeri si Beleri.Populli shqiptar i ka syte tek drejtesia e re .Ajo nuk duhet te terhiqet,por te vazhdoje goditjet,por drejt.Ne qofte se Greqia dhe Europa jane te pa kenaqur se SPAK po godet shkelesit e ligjit atehere edhe ne nuk e duam politiken e tyre.Eshte turp qe nje qeveri ,si ajo Greke,te dali ne mbrojtje te nje njeriu si Fredi Beleri,ne vend qe te b/punoje per te zbardhur autoresine e vfasjeve ne kufi,ku i dyshuar kryesor eshte F.Beleri.Eshte turp per perkrahesit e tij ne opoziten tone por edhe te disa votuesve.Ti jepet fund pa ndeshkueshmeririse,pamvaresisht kostos.

    Përgjigju
  • arvit: 20/08/2023 23:27

    Ku i gjeti EVROT Beleri,sivurisht qe u financua nga qeveria e Greqise qe paguan ushtaret e Vorio Epirit per te krinuar influenca teritornale.Cfar do presesh nga nje shtet qe aderon ne BE dhe NATO dhe akoma mban ligjin e luftes.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 20/08/2023 22:11

    Sapo te thone zyrtarisht jevgjit grek qe duan te bllokojne integrimin e shqiperise ne BE as nje dit nuk vonon pergjgja nga BE. Po edhe pabuksa edhe me bisht perpjete vetem jevgjit kom pa,nji shtet qe seshte as shtet se 3/4 e venit e shpetoi BE nga falimentimi dhe ishte BE qe e shpetoi ndryshe do ta qitshin ke tezgat me gjys cmimi

    Përgjigju
  • Tiki: 20/08/2023 18:43

    Po kujt i plas trapi se nuk e ftoi jevgu grek. Duhet reciprocitet i fort me greqine. Ska asnje shanc qe keta jevgj grek te ndalojne ecjen e shqiperise ne BE Le te thone cte duan. Ne jemi me te drejten. Dhe e drejta fiton Turp per BE qe ka ne hjirin e saj nje shtet pa nivel dhe i krijuar mbi genjeshtra si greqia. Cdo gje mit. Asgje e vertet.

    Përgjigju
  • Klaus: 20/08/2023 18:21

    Hani m hani qeras SPAKU!

    Përgjigju
  • Kistra: 20/08/2023 18:20

    Presioni grek ndaj Shqiperise me veton per pengimin e integrimit ne BE, eshte nje bllofe pa asnje vlere. Gjasat jane qe shpejte bota do te perballet me nje termet gjeopolitik, dhe BE nuk do jete kjo qe eshte sot. Te tjerat jane orekse e perralla greke, kush ka kohe e deshire le te merret me to.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente