Mjegull dhe stuhi/ Trajleri del nga rruga në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet qarkullimi një njërin kah

Foto ilustruese

Një trajler me drejtues Gëzim Hykën me targë AA552RS ka dalë nga rruga ka dalë nga rruga Librazhd-Prrenjas pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” . Kjo ka bërë që që në njërin kah të kësaj rruge të bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti si për nxjerrjen e trajlerit.

Dyshimet paraprake janë se shkak për këtë aksident të jetë bërë stuhia dhe mjegulla në këtë zonë.

Pasditen e sotme një tjetër aksident ka ndodhur në Himarë. Një automjet ka goditur nga pas një motoçikletë ku po udhëtonin dy persona, të cilët pas përplasjes kanë mbetur të lënduar.

Një prej tyre, i cili ka pësuar dëmtime më të mëdha është sjellë në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është përdorur për përfitime politike pandemia e koronavirusit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dy vatra zjarri brenda pak orëve, digjen disa hektarë në 'Kodrën e locëve' në Fushë Krujë, flakët përfshijnë masivin pyjor në Lezhë