Nga data 3-7 tetor do të zhvillohet provimi i certifikimit për mjekët, stomatologët dhe farmacistët që nuk kanë plotësuar kreditet që kërkohen për vijuar punë.
 
Një pjesë e “bluzave të bardha”, nuk i kanë plotësuar kreditat që kërkohen nga programi Edukimi në Vazhdim, që ka miratuar Ministria e Shëndetësisë. Për t’u mos u larguar nga puna, mjekët do të testohen, nëse i zotërojnë të gjitha njohuritë për profesionin e tyre.
 
Sipas rregullores pjesëmarrësit në provim duhet : Të jenë të pajisur me dokument identiteti, si dhe me një fotokopje të saj. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit.
 
Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Provimi i certifikimit cilësohet i kryer me sukses nëse profesionisti ka marrë të paktën 50% të pikëve maksimale.
 
Vlerësimi i pjesëmarrësve kryhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik në momentin e përfundimit të provimit.
 
Datat sipas profileve
Në 3 tetor 2016 - provimet e Certifikimit për specialitetet: Mjekësi Familje, Endokrinologji, Mikrobiologji, Shëndet Publik, Mjekësi ligjore.
 
4 tetor 2016 - provimet e Certifikimit për specialitetet: Kirurgji, Radiologji, Neurologji, Kardiologji, Biokimi.
 
5 tetor 2016 - provimet e Certifikimit për specialitetet: Anestezi-Reanimacion, Hematologji, Onkologji, Psikiatri, Reumatologji.
 
6 tetor 2016- provimet e Certifikimit për specialitetet: Pediatri, Obstetrikë-Gjinekologji, Urgjenca mjekësore, Ortopedi.
 
Provimi i Certifikimit për Farmacistët zhvillohet pranë Universitetit të Mjekësisë (Departamenti Farmacisë) më datë 6 tetor 2016 në orën 09:00.

Provimi i Certifikimit për Stomatologët zhvillohet pranë Fakultetit të Stomatologjisë më datë 7 tetor 2016 në orën 09:00,