Largimi i mjekëve në Gjermani, Rama: Të gjejmë rrugë të përbashkët, s’duhet të financojmë shëndetësinë gjermane! Scholz: Përpunuam legjislacionin për emigrimin e fuqisë

 

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga cështjet që është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Edi Rama: Po, kemi diskutuar dhe këtë çështje. Natyrisht që ne nuk mund t’i kërkojmë as Gjermanisë asnjë vendi të BE, madje nuk mund t’i kërkojmë as Britanisë së Madhe që nuk është në BE që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo në tregjet e Gjermanisë apo vendet e tjera.

Por nga ana tjetër, e kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që faktikisht Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. Ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit që studentët tanë të mjekësisë paguajnë 1 të 16 e kostos ndërkohë që të gjithë pjesën tjetër e paguan qeveria.

Këto janë tema të kohës, janë tema diskutimi në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar por dhe forcë të pakualifikuar mesa kuptoj, pune dhe me numra të mëdhenj, jo vetëm gjermania, por dhe vende të tjera dhe është shumë e rëndësishme që ne të gjejmë një rrugë, që do duhet të jetë një rrugë europiane për të balancuar atë që faktikisht vendet si Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit humbasin këtë fazë kaq të rëndësishme ku duhet nga njëra anë të plotësojnë kushtet për tu bërë vend të BE, nga ana tjetër të rrisin cilësinë e jetës dhe të rrisin cilësinë e të gjitha shërbimeve për qytetarët e tyre në vendet tona.

Olaf Scholz: Me të vërtetë në folëm për këtë. Kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lire është nga arritjet shumë të mëdha të BE. Ajo u ka dhënë shumë qytetarëve ndjesinë e lirisë drejtpërdrejtë që nuk mund të shkosh vetëm si turist, por që në çdo kohë mund t’i hipësh trenit, avionit dhe mund të punosh aty ku ke dëshirë. Më kujtohen shumë mirë kohët kur kjo ishte shumë e vështirë të bëhej, brenda BE, ishte një sfidë e madhe. Kur doje të ngrije një restorant në një vend tjetër për shembull, tani sot kjo nuk është më një situatë e tillë, por natyrisht me këtë liri sot janë lidhur dhe shumë sfida. Prandaj është shumë e rëndësishme dhe vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën e tij të madhe për vende pune të mos ta mbulojë vetëm nga shtete të BE, por edhe përtej BE. Ne kemi përpunuar legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani dhe me këtë hapet tregu i Gjermanisë dhe i Europës dhe kjo ndoshta është diçka që e bën më të menaxhueshme situatën edhe në Europë.


Lajmi kryesor:

Rama takim me Scholz, më 16 tetor mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit! Kancelari: Fuqizim rajonit, Shqipëria partner i besueshëm


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës